Sunday / September 8 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Editoriali Monitor

Paketa Fiskale e së shkuarës apo e së ardhmes? Aq e vakët, sa nuk ia vlen që të merret seriozisht

Share Share Icon

Paketa e re Fiskale nuk jep shpresa se politikat që po përpiqet t’i kalibrojë ky propozim, do të çojnë në ndonjë rezultat më të mirë ekonomik, në rritje të të ardhurave buxhetore dhe investimeve, aq sa të ketë më pas edhe fuqi të ndikojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, më shumë nga sa është bërë deri më sot.

Në kushtet kur indeksi i fundit i matur i besimit është i ulët dhe biznesi i anketuar thotë masivisht se nuk parashikon të investojë, paketa duhet t’i jepte përgjigje këtij shqetësimi, për aq sa i takon. Por ndonëse grupimet e ndryshme të biznesit kanë bërë publike listën me propozime të vlefshme, asnjë prej tyre nuk duket në draftin e prezantuar. Ky anashkalim e shuan që në gjenezë shpirtin e kësaj pakete, pasi i ka ndrydhur motivin më të fortë se pse duhet të hartohen politika të tilla, në një vend në zhvillim si yni, kur protagonistët nuk pyeten.

Problematika e kahershme dhe endemike e evazionit dhe informalitetit nuk duket se do të atakohet edhe kësaj here, me ndonjë metodë efi kase. Sikur të vlerësonim vetëm rastin e përfshirjes së biznesit të vogël në TVSh, që do të vazhdojë të mbetet në fuqi, atëherë të dhënat zyrtare që fl asin prej kohësh dëshmojnë se buxheti nuk ka arritur të mbledhë të ardhurat e parashikuara. Edhe në periudhën aktuale, kur rritja ekonomike e vendit vlerësohet e lartë, ritmi i rritjes së të ardhurave buxhetore nga kjo pjesë nuk përkon potencialisht me
një rritje ekonomike prej 4%.

Kur vlerëson këtë paketë, mund të dallosh pa mëdyshje se ajo thjesht është tërheqje e pjesshme nga disa hapa të hedhura gabim në të shkuarën (dhe për këtë nuk jua mohojmë falënderimin, qoftë dhe për kaq). Kështu siç është, e paplotë, pa mekanizmin e duhur dhe pa vlerën efi kase, Paketa Fiskale e këtij viti, më shumë tenton t’i shërbejë qeverisë për të korrigjuar dozën e dështimit për veprimet e saj më të hershme, të konfi rmuara të gabuara tashmë në mënyrë të përsëritur prej disa vitesh, sesa ndihmon dhe jep stimuj për rritje ekonomike.

Paketa e re Fiskale i ngjan një “arne” që mbulon të çarat nga konsumimi i qeverisjes së rilindjes, ndaj mbetet si paketë e së shkuarës dhe aspak e së ardhmes. Po veçojmë dy elemente mjaft domethënëse ku tërheqja manifestohet në letra dhe, për të cilat, efekti do të jetë me siguri i kufi zuar, sa kohë nuk atakohet në themel problematika që qeveria mendon gabimisht se po e zgjidh.

Le të konsiderojmë së pari korrigjimin në ulje me gati 50% (pas gati 5 vjetësh) të taksës për dividentin. Është e dukshme përse bëhet: sepse të ardhurat në buxhet, që arkëtohen përmes saj, kanë rënë ndjeshëm. Nëse në vitin 2014, këto të ardhura ishin 32 milionë dollarë, sipas vetë Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2017, ishin vetëm 2 milionë dollarë. Kjo ishte paralajmëruar se do të ndodhte, por qeveria, duke u mbajtur me frymën se do të taksojë më shumë të pasurit, dështoi si për të arritur qëllimin e saj populist, ashtu edhe për rezultatin
buxhetor.

Kjo masë, në dukje e re, në fakt nuk ka asgjë të re, por të kthen pas thjesht për të korrigjuar një gabim që solli pasoja materiale negative prej disa vitesh. Ajo që në vlerësimin tonë konsiderohet e mangët dhe joefi kase lidhet me mënyrën se si qeveria i është drejtuar zgjidhjes. Vërtet buxheti mund të përfi tojë, por një ndërhyrje për uljen e tatimit mbi fitimin do të ishte më efi kase për sa kohë do të ishte edhe më nxitëse për biznesin për të riinvestuar fitimin, ndërkohë që me dividendin, efekti nuk është i drejtpërdrejtë.

Nëse do të vlerësohej edhe nga ana sociale, duke folur me gjuhën e “rilindjes” do të ishte më i efektshëm lehtësimi
i barrës fi skale për kapitalin, sesa për kapitalistin. Konsiderata e dytë lidhet me tatimin e të ardhurave, por duke u kufi zuar tek ai mbi pagën, që ndryshe quhet tatim mbi punën dhe ku qeveria mburret se do të rrisë kufi rin e poshtëm të pagës, pas së cilës fi llon aplikimi i “kosës” prej 23%. Edhe në këtë rast, veprimi është pak ta quash demagogjik. Sepse edhe në këtë rast, qeveria kërkon të korrigjojë gabimin që bëri kur për pagat mbi 130 mijë lekë, vendosi taksën më të lartë në rajon, 23%.

Tani duke e rritur kufirin e tatueshëm me këtë masë në nivelin e poshtëm prej 150 mijë lekësh, shpreson të ulë evazionin, por në fakt përftimi direkt prek vetëm 15 mijë vetë. Ndërkohë, korrigjimi duhet të ishte më i madh,
sepse po fl itet për shtresën e mesme, e cila mban barrën e konsumit dhe që në aspektin shoqëror, është kjo shtresë që shpenzon më shumë për arsimim dhe ka më shumë njohuri profesionale.

Kjo masë gjysmake vazhdon të ruajë edhe statusin e kamxhikut në kurriz të të punësuarit, apo proletarët (edhe një herë një term rilindës) sepse ata do të vazhdojnë të paguajnë më shumë sesa përkundrejt atyre bizneseve të vogla që për të ardhura e fitime të ngjashme tatohen shumë më pak (gjysmën e tatimit të fi timit që pritet të bëhet 5%).

Jo vetëm qeveritë e majta, por edhe të djathtat ndërmarrin hapa për të ulur tatimin e punës, për të nxitur punësimin afatgjatë dhe për të rritur masën së taksimit të pasurisë apo konsumit, por vetëm rilindja nuk ndryshon.
Për ta mbyllur shkurt këtë histori të gjatë gabimesh dhe vetëkorrigjimesh të pamjaftueshme, Paketa e re Fiskale ngjan si një manifest ku në preambulë të saj ndodhet fraza “kapitalistë
e proletarë na falni”.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!