Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Bujqësi Lajmet Kryesore Nga Vendi

Ngec projekti 70 mln USD për Klimën dhe zhvillimin e bujqësisë, BB: Disbursimi vetëm 8%

Share Share Icon

Projekti për Rezistencën Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë i mbështetur nga Banka Botërore (BB) me një kredi 70 milionë dollarë duket se nuk ka bërë hapat e pritshëm duke rrezikuar kështu arritjen e objektivave fillestar të tij.

Në një vlerësim të fundit të projektit, misioni nënvizoi se ecuria ka qenë e ngadaltë me një vonesë 1 vjeçare dhe një shkallë të ulët disbursimi që llogaritet në 8 për qind të fondit.

“Projekti u miratua më 16 mars 2023, Marrëveshja e Kredisë u nënshkrua më 4 gusht 2023, dhe Projekti hyri në fuqi më 15 prill 2024. Pavarësisht një fillimi fillestar të mirë, zbatimi i CRAD ka hasur vonesa të konsiderueshme, duke sjellë një vonesë njëvjeçare dhe një shkallë të ulët disbursimi, aktualisht në 8%.

Nëse zbatimi i projektit vazhdon me të njëjtin ritëm, ekziston një probabilitet i lartë që projekti të mos arrijë plotësisht objektivat e tij zhvillimore. Misioni teknik i shtatorit 2025 tregoi përparim të mirë, por MARD duhet të mbajë një udhëheqje të fortë dhe të marrë vendime të shpejta për të përshpejtuar zbatimin e projektit.

Me rritjen e intensitetit të aktiviteteve, është thelbësore të monitorohet nga afër progresi dhe të mbahet ritmi për të siguruar një mbyllje të projektit në kohë dhe arritjen e objektivave të PDO-së” nënvizoi raporti i vlerësimit të projektit i hartuar nga misioni i Bankës Botërore.

Projekti në fjalë ka të paktën tre komponentë ku në atë të parë parashikohet promovimi i bujqësisë së zgjuar klimatike dhe aksesi në tregje me një kosto 44 milionë USD, i dyti rritja e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit me një vlerë 22 milionë USD dhe së treti forcimi i kapacitetit të analizës së bazuar në dëshmi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe i komunave me një kosto 4 milionë USD.

Objektivi i zhvillimit të projektit është të rrisë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë klimatike të vlerës së zinxhirëve prioritarë agro-ushqimorë.

Disa nga treguesit që do të maten gjatë këtij projekti janë shitja e prodhimeve bujqësore nga fermerët përmes Mikro Qendrave dhe grumbullimi i ushqimit. Fermerët e lidhur me nënpresion dhe sipas kërkesës dhe shërbimi publik i ujitjes në zonat e projektit.

Konsumi total i energjisë për skemat e ujitjes dhe kullimit të mbuluar nga energjia e rinovueshme e prodhuar sipas projektit. Aktivitete bujqësore në klastra të dedikuara apo pjesëmarrja e grave në aktivitete të lidhura me HUB-et e ushqimit./ N.Maho

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bursa e Energjisë parashikon 1.35 mln euro të ardhura nga transaksionet ne 2026

Bursa Shqiptare e Energjisë parashikon që vitin e ardhshëm të arkëtojë 135 milionë lekë nga tarifat që vjel në bazë të volumit të transaksioneve të...

2 hours më parë 2 Min Lexim

Kredia në Euro po rritet për të dytin vit radhazi

Kredia në Euro është në rritje për të dytin vit radhazi, e mbështetur nga normat e ulëta të interesit dhe kërkesa e lartë për hua në segmentin e bi...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!