Ngadalësohet transporti i mallrave në nëntor, rritet ndjeshëm i pasagjerëve nga ajri
Transporti i mallrave ka shfaqur shenja ngadalësimi në nëntor të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur vendi sa po e merrte veten nga pasojat e pandemisë.
Në të kundërt, ai i pasagjerësve ka shënuar rritje të shpejtë, sidomos përmes ajrit, duke u trefishuar.
Sipas të dhënave të INSTAT, transporti i mallrave në porte dhe hekurudha u reduktua në nëntor, ndërsa vijoi rritjen përmes ajrit.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Nëntor 2021 është 375,0 mijë ton, duke u ulur 11,9%, krahasuar me Nëntor 2020.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.465,4 mijë ton, duke u rritur me 13,9%, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8,9%, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019.
Në muajin Nëntor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.383 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40,9%, krahasuar me Nëntor 2020.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 23.477 mijë tonkilometër, duke u rritur me 0,9%, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 41,5%.
Në muajin Nëntor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 190,4 ton, duke u rritur 19,5%, në krahasim me Nëntor 2020. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.835,8 ton duke u rritur me 13,6%, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 13,6%.
Në Nëntor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.124, duke u rritur 70,5%, në krahasim me Nëntor 2020.
Në Nëntor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 33.881 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2020, ky tregues është rritur 61,2%.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 803.657 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 46,3%.
Në muajin Nëntor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 86,8% të transportit gjithsej.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Nëntor 2021 është pasagjerë duke u rritur me 3,1 herë, krahasuar me Nëntor 2020.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.656.935 pasagjerë duke u rritur me 2.2 herë, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 13,4%.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Nëntor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 117,8 mld lekë dhe 47,3% e tyre u transportua me det. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 1.032,7 mld lekë dhe 48,5% e tyre u transportua me det. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 870,5 mld lekë dhe 52,0% e tyre u transportuan me det.
Eksportet e mallrave
Në Nëntor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 56,3%, me rrugë 39,6% dhe me ajër 0,5%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Nëntor 2021 janë rritur me 29,7%, krahasuar me Nëntor 2020.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,5%, me rrugë 39,0% dhe me ajër 0,5%. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 19,5%.
Importet e mallrave
Në Nëntor 2021 mallrat e importuara me det zënë 43,2%, me rrugë 40,8% dhe me ajër 2,5%.
Mallrat e importuara me rrugë në Nëntor 2021 janë rritur me 23,3%, krahasuar me Nëntor 2020.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 46,1%, me det 45,6% dhe me ajër 3,7%. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 25,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.