Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Statistika

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Share Share Icon

Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë.

Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020.

Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më  mbylljen e 22 % të shkollave 9 vjeçare në të gjithë qarkun, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça -16 dhe -15% secila.

Tendenca është më e theksuar gjithashtu në qarqet Lezhës, Shkodrës dhe Elbasanit me tkurrje rreth 14%.

Në anën tjetër, Tirana mbetet zona më e qëndrueshme, ku numri i shkollave në ciklin 9- vjeçar është shtuar me tre nga 2020 në 2024, duke reflektuar rritjen demografike dhe përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.

Edhe Vlora ka një përqindje të ulët, me 5.3% mbyllje, ndërsa Durrësi kishte të njëjtin numër shkollash në 2024 si në 2020.

Gjatë periudhës 2020–2024 numri nxënësve në arsimin 9 vjeçar ka rënë me 36.8 mijë nxënës ose -14.2%.

Fieri dhe Elbasani janë ndër qarqet më të prekura në numër, me më pak se 10 mijë nxënës së bashku. Ndërkohë, Korça dhe Dibra raportojnë gjithashtu tkurrje të theksuar, me mbi 3 mijë nxënës më pak secila. Edhe Kukësi, një nga qarqet me emigracionin më të lartë, ka tkurrje me mbi 1,400 nxënës dhe 12 shkolla në vetëm katër vite. Ndërsa në përqindje tkurrjen më të madhe të nxënësve  e kishim Dibra 28.6%, Berati me 25.7% dhe Fieri me 24%.

Nga rënia e numrit të nxënësve nuk përjashtohet edhe Tirana e cila në vitin 2024 kishte rreth 3 mijë nxënës më pak se në vitin 2020, më tkurrje 3.5%.

Në total rrjeti arsimor është tkurrur dhe nxënësit janë pakësuar, nga ana tjetër numri i mësuesve është rritur me mbi 2,100, çka lidhet me riorganizimin e stafit dhe zhvendosjen e burimeve njerëzore drejt zonave urbane.

Teksa numri i shkollave dhe i nxënësve ka pësuar rënie të fortë në katër vitet e fundit, shpenzimet për arsimin po vijnë në rritje. Por shpenzimet më të larta për të njëjtin numër nxënësish nuk po përkthehen në cilësi, pasi testimet globale nga PISA për 15 vjeçarët shqiptarë kanë vërtetuar rënie të fortë të njohurive përgjatë 2028-2022./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!