Kontratat futures të naftës së papërpunuar ndryshuan pak ditën e sotme, por pritet të rriten për një javë të dytë, mes shenjave të përmirësimit të kërkesës dhe rënies së inventareve të naftës dhe karburanteve në Shtetet e Bashkuara, konsumatori më i madh në botë i naftës.
Kontratat futures Brent, me shlyerje në gusht, ranë me 6 cent në 85,65 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat futures të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor të SHBA-së për shlyerjen e gushtit, ranë 5 cent në 81,24 dollarë.
Të dy standardet, u drejtuan për një javë të dytë me më shumë se 3% fitime. Çmimet janë rritur me rreth 5% këtë muaj, më të lartat në më shumë se shtatë javë.
Të dhënat nga Administrata e Informacionit të Energjisë të SHBA (EIA) treguan se produkti total i furnizuar, një përafrues për kërkesën për naftë të vendit, u rrit me 1.9 milionë fuçi në ditë (bpd) në javën, që përfundon më 14 qershor, në 21.1 milionë fuçi në ditë.
Raporti i EIA-së tregoi një ulje të rezervave të papërpunuara të SHBA me 2.5 milionë fuçi gjatë javës, në 457.1 milionë fuçi, krahasuar me pritjet e analistëve për një rënie prej 2.2 milionë fuçi.
Inventarët e benzinës ranë me 2.3 milionë fuçi në 231.2 milionë fuçi, tha EIA, krahasuar me parashikimet prej 600,000 fuçi.
Perspektivat e kërkesës gjetkë, ndihmuan gjithashtu në rritjen e çmimeve.
“Shenjat e kërkesës më të fortë në Azi, nxitën gjithashtu ndjenjën. Rafineritë e naftës në të gjithë rajonin, po rikthejnë disa kapacitete pas mirëmbajtjes,” thanë analistët në ANZ Research.
Ndërkohë, ushtria e Ukrainës tha se dronët e saj goditën katër rafineri të naftës, stacione radari dhe objekte të tjera ushtarake në Rusi, në orët e para të së premtes.
Kreu i Hezbollahut të Libanit këtë javë, u zotua për një konflikt të plotë me Izraelin, në rast të një lufte ndërkufitare dhe gjithashtu kërcënoi për herë të parë anëtarin e BE-së, Qipron.
Peshuese mbi çmimet ishin të dhënat e SHBA-së të publikuara të enjten, që treguan një rënie të kërkesave të reja për papunësinë, gjë që mund të bëjë që Rezerva Federale të mbajë të pandryshuara normat e interesit.
Normat më të larta të interesit zakonisht kufizojnë rritjen ekonomike dhe, nga ana tjetër, kërkesën për naftë. / Reuters