Nëpërmjet përkushtimit ndaj standardeve e cilësisë, Merita Sheqi ka sjellë në vite një model biznesi që e ka bërë atë të jetë në pararojë, në një treg ku konkurrenca është mjaft e ashpër. Znj. Sheqi sot referohet për arritjet e saj dhe në revistat ndërkombëtare, duke e krahasuar rrugëtimin e saj në 25 vjet me standardet që duhet të kishte ndjekur Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian
Motoja e saj për të drejtuar një biznes është e qartë: Cilësi e standarde europiane.
Që kur e nisi aktivitetin në vitin 1999, së bashku me bashkëshortin, duke hapur sipërmarrjen e shpërndarjes së produkteve farmaceutike “Rejsi Farma”, znj. Merita Sheqi asnjëherë nuk ka hequr dorë, në asnjë moment, nga këto parime. Pas tyre fshihet përkushtimi për të krijuar një model biznesi të qëndrueshëm, me një filozofi që pakkush e zbatonte, sidomos në fillim të viteve 2000.
Sot, kjo përqasje i ka dhënë frytet e veta. “Rejsi Farma” është importuesi dhe distributori më i madh i produkteve farmaceutike në vend, me qarkullim vjetor rreth 45 milionë euro, sipas bilancit të vitit 2022.
Kompania përmendet shpesh si referencë nga mediat ndërkombëtare, sa herë që shkruhet për Shqipërinë.
Pak kohë më parë, revista e njohur amerikane “News Week”, në një speciale të titulluar “Shqipëria, ylli në ngjitje i Europës”, teksa flet për rritjen përtej parashikimeve të ekonomisë shqiptare dhe interesit të lartë të investitorëve të huaj, ka veçuar “Rejsi Farma” si model pararojë për vendin.
“‘Rejsi Farma’ është ndërtuar mbi standarde europiane, për t’i hapur rrugë misionit të saj për t’u ofruar shqiptarëve akses në të njëjtat produkte cilësore, si qytetarët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në artikull.
“Fokusi ynë ka qenë gjithmonë te cilësia dhe markat prestigjioze ndërkombëtare”, – citohet në artikull bashkëthemeluesja e “Rejsi Farma”, Merita Sheqi.
Revista vuri në dukje vizionin, i cili qëndron pas strategjisë së kompanisë për të punuar me partnerë ndërkombëtarë, që së bashku me investimet e “Rejsi Farma” në infrastrukturë, standarde dhe trajnime periodike të stafit, e kanë sjellë kompaninë në këto nivele ku është sot.
Edhe gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt”, në një speciale për Shqipërinë, e ka vlerësuar “Rejsi Farma” për faktin se është e pozicionuar më mirë, se çdo kompani tjetër, për një tranzicion të butë drejt Bashkimit Europian, sepse ka zbatuar që në fillimet e saj kriteret europiane.
E themeluar në vitin 1999, “Rejsi Farma” sot është zyrtarisht importuesi kryesor në Shqipëri i markave më të njohura ndërkombëtare.
Mjedisi i punësimit
Sipërmarrjet vendase kanë rritur mundësitë për punësim e me paga dinjitoze për shkak të forcimit e konsolidimit të pozitës së tyre dhe zhvillimit të veprimtarisë jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, duke u bërë madje marka ndërkombëtare. Po ashtu, formalizimi i ekonomisë, mbrojtja e gjerë ligjore dhe sociale që ofrohet për të punësuarit nga sipërmarrjet, balancimi punë-jetë, tatimet më të ulëta se në vendet e tjera europjane që nuk e kalojnë pragun prej 23%, përfitimi nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, etj., janë disa nga avantazhet që mund të shihen nga të rinjtë me perspektivën për të qëndruar apo për t’u kthyer në Shqipëri duke u punësuar në sipërmarrjet vendase
Fillimi nuk është asnjëherë i lehtë
Drejtuesja e kompanisë farmaceutike “Rejsi Farma” nuk do ta mendonte se sipërmarrja e ngritur pas viteve të rrëmujshme të ‘97, ku të gjithë kërkonin të iknin për një jetë më të mirë, do të përmbyste stereotipin e biznesit të pasigurt dhe do të sillte frymën se Shqipëria është vend i mundësive.
Kualiteti dhe siguria te barnat u respektuan vullnetarisht nga zonja Merita Sheqi, që pas viteve të ’97 të kaosit ekonomik ngritën biznesin. Ky koncept për biznes do të quhej “çmenduri” për kohën, por ndër vite tregoi vizionin e kompanisë.
“Sot farmacitë dhe pacientët i besojnë ‘Rejsi Farma’, sepse që në fillimet tona e deri më tani kemi importuar vetëm medikamente të cilësisë më të lartë ndërkombëtare. Ne jemi shumë krenarë për këtë”.
Duket qartë se misioni për t’u ofruar shqiptarëve akses në të njëjtat produkte cilësore si qytetarët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, është arritur bazuar edhe në bashkëpunimin e ngushtë me zyrat e përfaqësive të kompanive Brand, që operojnë në Shqipëri.
Sot “Rejsi Farma” është zyrtarisht importuesi numër një në vend.
Zonja Sheqi, si një promovuese dhe mbështetëse e fortë e brezit të ri, në fund të intervistës jep një mesazh në veçanti për rininë shqiptare që të kthehen në vendin e tyre. “Sepse vendi ka nevojë për vitalitetin, inteligjencën dhe përkushtimin e tyre, për ta bërë Shqipërinë si gur të çmuar në mes të Europës”.
“Të rinjtë inkurajohen të qëndrojnë në Shqipëri apo të kthehen në vendin e tyre nisur nga mjedisi i përshtatshëm ekonomik dhe ligjor që ofron tashmë Shqipëria.
Sipërmarrjet vendase kanë rritur mundësitë për punësim e me paga dinjitoze për shkak të forcimit e konsolidimit të pozitës së tyre dhe zhvillimit të veprimtarisë jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, duke u bërë madje marka ndërkombëtare.
Po ashtu, formalizimi i ekonomisë, mbrojtja e gjerë ligjore dhe sociale që ofrohet për të punësuarit nga sipërmarrjet, balancimi punë-jetë, tatimet më të ulëta se në vendet e tjera europjane që nuk e kalojnë pragun prej 23%, përfitimi nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, etj., janë disa nga avantazhet që mund të shihen nga të rinjtë me perspektivën për të qëndruar apo për t’u kthyer në Shqipëri duke u punësuar në sipërmarrjet vendase”, thotë Znj. Sheqi.
Mesazhi
Kam një mesazh në veçanti për rininë shqiptare: Kthehuni në vendin tuaj. Sepse vendii ka nevojë për vitalitetin, inteligjencën dhe përkushtimin tuaj, për ta bërë Shqipërinë si gur të çmuar në mes të Europës.
Lexoni edhe:
Ekskluzive / Renditja e sipërmarrëseve më të mëdha femra
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.