Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Editoriali Monitor

Mesazhet e gabuara te faljes

Share Share Icon

Të gjithë janë përfshirë nga ethet e një amnistie dhe faljeje fiskale. Pasi kryeministri i vendit deklaroi pak javë me parë se kjo çështje po merret në konsideratë, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve qeveritare (kryesisht Ministria e Financave) po diskutojnë seriozisht formën dhe mënyrën se si do të procedohet. Ministria e Financave ka hartuar një draft, i cili javën e kaluar iu shpërnda me shpejtësi të gjitha grupeve të interesit. Dy janë elementët kryesorë të tij, amnistia dhe falja. E para lidhet me kërkesën e përhershme të bizneseve për të “nxjerrë në dritë” vlerën e vërtetë të bizneseve të tyre. Neni për procedurat e legalizimit të kapitalit parashikon se shtetasit, personat fizik si dhe personat juridikë, mund të deklarojnë nëse duan të legalizojnë vullnetarisht kapitalin, të cilin nuk e kanë deklaruar më parë, ose për të cilin më parë kanë deklaruar një vlerë më të vogël se ajo çfarë duhet të deklaronin (në këtë mënyrë ata do të mund të bëjnë rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre aktiveve). Ata do të detyrohet të paguajnë 6-7% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme apo makineri- pajisjeve. Mbetet për të parë nëse pozita dhe opozita do të arrijnë të gjejnë konsensusin për të bërë ndryshimet e duhura ligjore (që kërkojnë mbi 80 vota) që do të mundësonin realizimin e saj (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).
Momenti i dytë është falja e detyrimeve tatimore e doganore, të cilin qeveria e ka më të lehtë ta zbatojë, pasi nuk kërkohen ndryshime ligjore. Drafti i financave parashikon që të falen të gjitha detyrimet tatimore të personave fizike, të regjistruar si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri në 31 Dhjetor 2009. Falen detyrimet tatimore të papagura të shtetasve për periudhën tatimore deri me 31 Dhjetor 2009. Falen dhe kamatë vonesat dhe gjobat e shtetasve për detyrimet tatimore të vitit 2010, nëse paguajnë principalin e këtij detyrimi brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji. Falen detyrimet tatimore të papaguara, të tatimpaguesve persona juridike, apo persona fizikë të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administrative tatimore deri në datën 31 Dhjetor 2008.
Ndërsa një amnisti kapitali dhe legalizim aktivesh vlerësohet se do të çlirojë kapitale dhe sipërmarrja do të kishte në zotërim më shumë mjete financiare për zhvillimin në të ardhmen (përveç faktit që dhe shteti do të arkëtojë të ardhura në buxhet), çfarë pritet të përfitohet përmes faljes së detyrimever A do të ndikojë ky veprim në formalizimin e ekonomisër Pa dyshim që jo. është e vërtetë që qeveria nuk shpreson që t’i mbledhë më këto detyrime, po cili është mesazhi që jepet duke legalizuar faljenr Bizneset që nuk kanë paguar, nuk do të nxiten aspak që të paguajnë të të ardhmen, pasi do të jenë në pritje të një faljeje të ardhshme (që duket se janë të pranishme përherë përpara fushatave zgjedhore). Bizneset që kanë qenë të rregullat me shtetin do të ndihen të diskriminuara (në fakt ky është një element që pranohet gjerësisht si një disavantazh i amnistisë). çfarë mund të mendojë një sipërmarrës, që ka paguar detyrimisht detyrimet në shtet, kur sheh të falet një subjekt që jo vetëm ka shmangur shlyerjen e detyrimeve shtetërore, por edhe ka operuar përmes marzheve më të larta fitimeshr! Përpara se të kryhet një falje masive, duhet zgjidhur problemi i evazionit fiskal, bilanceve të dyfishta, moszbatimit si duhet të ligjit. Këto parregullsi apo të meta thelbësore duhen ndrequr paraprakisht, përndryshe më shumë rrezikohet që kjo falje të anojë nga dështimi dhe të japë një mesazh të gabuar, pasojat e të cilit do të ndihen për një kohë të gjatë.
…Po ju sjellim një vëmendje një rast të fundit. Një sipërmarrës i një biznesi të vogël publikimesh, sapo ka marrë një kredi në bankë, për të paguar detyrimet e prapambetura të Bashkisë. Kredinë ai e ka marrë dhe detyrimin e ka paguar tashmë. Cili është mesazhi që i jepet atijr A do t’ia rimbursojnë tani (që duket se e pësoi) detyrimin që pagoi, apo a do t’i falet kredia që morir!

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!