Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova Lajmet Kryesore

Mbi 3.7 miliardë euro të investuara nga BE-ja në Kosovë nga 1999

Share Share Icon

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovës ka njoftuar se që nga viti 1999, BE-ja ka investuar në Kosovë 3.7 miliardë euro.

Prej përfundimit të luftës në vitin 1999, Bashkimi Europian ka qenë ndër partnerët kryesorë të Kosovës në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe rrugën drejt integrimit evropian.

Gjatë këtyre 25 viteve, BE-ja ka investuar mbi 3.7 miliardë euro, duke mbështetur sektorë të ndryshëm që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Sipas njoftimit të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, këto fonde janë përdorur për zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për infrastrukturë, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e qëndrueshme.

Në komunikatën e saj, BE-ja e ka cilësuar Kosovën si një partner me të cilin ndan vizionin për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon, duke theksuar se ndihma financiare ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në afrimin e vendit me standardet evropiane.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm.

BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës ”, thuhet në njoftim.

Bashkimi Europian vlerëson se investimet e deritashme kanë sjellë rezultate të prekshme, si ndërtimi i rrugëve dhe shkollave të reja, mbështetja për sistemin gjyqësor dhe programet arsimore, por edhe nxitja e bizneseve të vogla dhe inovacionit.

Në njoftim po ashtu theksohet se mbështetja do të vazhdojë, me synim që Kosova të ecë drejt reformave të qëndrueshme dhe anëtarësimit të plotë në strukturat europiane.

“Në çdo hap, BE-ja është përkrah jush, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

8 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!