Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Share Share Icon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.

“Shumat e përfitimeve ndryshojnë ndjeshëm në rajon. Republika Srpska ofron shumën më të lartë mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencën sociale dhe ndihmat për fëmijë. Në të kundërt, Shqipëria ofron përfitimet mujore totale më të ulëta (70 euro), të përbëra nga Ndihma Ekonomike dhe një ndihmë për energjinë.

Për vendet e tjera, përfitimet mujore totale janë si më poshtë: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)” thuhet në raport.

Në një tabelë specifike raporti përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.

Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).

Një tjetër pikë që raporti merr në analizë është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.

“Pragu në të cilin këto përfitime ndërpriten ndryshon dukshëm, por një model i përbashkët është se shumica e përfitimeve të lidhura me varfërinë humben sapo nis punësimi formal, edhe në nivele minimale të të ardhurave.

Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.

Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.

Kjo formulë, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep një peshë të caktuar punësimit formal dhe, nëse vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun për marrjen e Ndihmës Ekonomike, familja nuk përfiton më” thuhet në raport./ N.Maho

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Comments (5)

XYZ says:

“Artikulli i atribuon shifrat Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës, por në raportet e tyre nuk ka të dhëna të tilla. Nëse janë llogaritje të redaksisë, duhet të sqarohet. Përndryshe, duket si keqinformim.”

Ornela says:

NE FUND TE SHKRIMIT KE NJE TABELE QE ESHTE MARRE NGA RAPORTI,ATY JANE DHE SHIFRAT

XYZ says:

Faleminderit per sqarimin. Do te perpiqem sërish ta gjej raportin per te kuptuar ne me detaje metodologjinë e përdorur per te arritur ne ato shifra. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj revistën per materialet e bollshme qe publikoni per ekonominë, biznesin dhe financat ne Shqipëri. Mendoj qe artikujt do kishin vlere te shtuar per lexuesit nese do te publikoni dhe linkun e raporteve përkatëse.

XYZ says:

Faleminderit shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!