Administrata Doganore Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe të konsoliduar në të gjitha drejtimet dhe për të gjitha çështjet me interes dypalësh.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu. Kjo vizitë e kreut të Doganave shqiptare vjen në vijim të takimit të dy Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, para pak ditësh në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtesimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në Morinë/Vërmicë dhe Durrës. Procedurat e thjeshtësuara të ndërsjellta, sensibilizimi i opratorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjelltë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundëshme të autoritetve kosovare në Porto Romano.
Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve gjatë viteve të fundit janë rritur, ndërkohë që vetëm gjatë periudhës Janar- Gusht 2021 janë realizuar importe me vlerë prej 7. 7 mld lekë, dhe në eksport janë realizuar 23.5 mld lekë.
Ky takim është në vijim të vizitës së kryeministrit shqiptar dhe mbledhjes së dy qeverive si dhe nxitjes që administratat doganore të bashkëpunojnë në lehtësimin e tregtisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Doganat nuk duhet te ekzistojne ndermjet Shqiperise dhe Kosoves. Jemi nje komb dhe duhet te kemi nje treg te vetem te brendeshem dhe me te njejtet çmime. Doganat favorizojne pak oligarke qe kane krijuar monopolin e disa produktave dhe jo interesat e popullit shqiptar. Doganat ndermjet Kosoves dhe Shqiperise demtojne ne themel interesat aktuale e strategjike te kombit shqiptar.