Emigracioni nuk ka gjasa ta lehtësojë presionin mbi pagat në ekonomitë e dobëta
Për ekonomistët, një “zonë optimale e monedhës” është një në të cilën fitimet nga ndarja e monedhës së vetme tejkalojnë kostot. Ka disa debate për sa i përket Eurozonës.
Ndër faktorët kyç për të bërë që monedhat e përbashkëta të funksionojnë, sipas Robert Mundell, nuni i teorisë së monedhës optimale, është një forcë punëtore e lëvizshme.
Vendet që lidhen me një sistem monetar, heqin dorë nga e drejta për të reduktuar normat e interesit apo për të zhvlerësuar kur shfaqen probleme në horizont. Rënia e fokusuar vetëm në një rajon të zonës së monedhës mund të zgjasë kështu për një kohë të gjatë: deri sa pagat në rënie të bëjnë edhe një herë tjetër punësimin tërheqës. Por në qoftë se papunësia nxjerr pengesa, ky problem ka mundësi të frenohet.
Në vitet 1990, disa kritikë parashikues vunë në dukje se “rrjedhshmëria” nuk ishte një karakteristikë që përdorej rëndom për të përshkruar tregjet europiane të punës. Vetëm 0.35% e europianëve migronin jashtë kufijve çdo vit, krahasuar me gati 2.5% e amerikanëve duke lënë një shtet për një tjetër. Kriza përforcoi normat e migrimit të Eurozonës, por shifrat e përgjithshme mbeten të vogla.
Megjithatë palëvizshmëria mund të mos jetë gjithmonë pengesa e vetme që u frikësohen akademikët. Studimi i ri nga Emmanuel Farhi i Universitetit të Harvardit dhe Iván Werning e MIT zbuluanse, edhe pse emigrantët larg rajoneve problematikë sigurojnë çka prisnin nga zhvendosja, ata që mbeten pas mund ose mund të mos përfitojnë, në varësi të natyrës së rënien.
Problemi, vënë në dukje ata, është se emigrantët që largohen e marrin fuqinë e tyre blerëse me vete kur largohen. Nëse problemet e një rajoni janë rezultat i rënies së eksporteve, ky nuk përbën ndonjë problem të madh. Eksportimi i punës së tepërt i kursen ekonomisë problematike nevojën për të vuajtur nga pagat në rënie.
Në vend të kësaj, nëse rajoni problematik po përballet me kërkesë të dobët vendase (që rezulton nga problemet në sektorin e strehimit, për shembull, ose një periudhë e shtrëngimit fiskal siç është rasti në Eurozonë), atëherë transportimi i punës së tepërt jashtë vendit nuk ndihmon, sepse humbja e shpenzimeve të emigrantëve dobëson edhe më tej kërkesën. Në vend të kësaj, nevojiten eksporte më të larta në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e pamjaftueshme në familje. Kjo kërkon përmirësimin e aftësisë konkurruese, e cila shpesh nënkupton paga më të ulëta.
Megjithatë, edhe pse shumica e tyre përmirësohet kur lëvizin, emigrantët kanë tendencë të gjykojnë të ardhurat e tyre në lidhje me kushtet ekonomike në vendin e origjinës. Sipas një teze të re studimi nga Instituti për Studimin e Punës, organizatë gjermane, emigrantët në Gjermani bëhen më të zymtë sa më mirë performon ekonomia në vendin e tyre të origjinës. Por ata inkurajohen në mënyrë të konsiderueshme kur rritet papunësia në “shtëpi”, me sa duket arsyeja është se ky fakt konfirmon mençurinëe vendimit të tyre për të lëvizur. Tashmë, ata kanë qëndruar mjaftueshëm në Gjermani për të mësuar se ç’do të thotë Schadenfreude (kënaqësia që buron duke parë të tjerët të vuajnë apo në hall).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.