Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Kursi i Euros e nis javën me rënie të mëtejshme, prek minimum të ri historik në 96.5 lekë

Share Share Icon

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve.

Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët.

Deri tani, ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë balancuar presionin e tregut mbi monedhën europiane dhe kanë bërë që kursi i këmbimit të jetë më i qëndrueshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek aktualisht është më e vogël se 2%.

Sipas të dhënave nga tregu, të premten e kaluar Banka Qendrore bleu 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

Një ditë më parë, më datë 4 dhjetor, Banka e Shqipërisë pati kryer gjithashtu blerje direkte të valutës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të rënies së Euros që një ditë më parë, në 3 dhjetor, kishte zbritur në një minimum të ri historik.

Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po ndërmerr blerje të mëdha në tregun e brendshëm valutor, me qëllimin për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Sipas informacionin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 u blenë në tregun valutor 933 milionë euro. Ndërsa, sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, për nëntë muajt e parë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë rreth 800 milionë euro të tjera.

Ecuria e kursit të këmbimit tregon se dhjetori ka gjasa të theksojë akoma më shumë tendencën rënëse të Euros, megjithëse është e pritshme që ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do ta mbajnë lëvizjen e kursit në intervale të vogla.

Ndërkohë, një rritje e përkohshme e Euros mund të jetë e pritshme gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, për shkak të tendencës të qeverisë, tashmë të zakonshme, për të shpenzuar pjesën më të madhe të deficitit buxhetor në këtë periudhë.

Shpenzimet e përqendruara të qeverisë sjellin një rritje të fortë të ofertës së Lekut në treg, duke ndikuar në një zhvlerësim afatshkurtër të tij kundrejt Euros.

Edhe këtë vit, politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Në fund të 10-mujorit 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm, në vlerën e 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

2 hours më parë 4 Min Lexim

Bursa e Energjisë parashikon 1.35 mln euro të ardhura nga transaksionet ne 2026

Bursa Shqiptare e Energjisë parashikon që vitin e ardhshëm të arkëtojë 135 milionë lekë nga tarifat që vjel në bazë të volumit të transaksioneve të...

3 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!