Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova

Kosova prin në rajon me vende të reja të punës

Share Share Icon

Ndonëse me nivelin më të lartë të papunësisë, disa përparime në fusha të caktuara ekonomike, kanë ndikuar që vitin e fundit, Kosova të prijë në rajon për kah hapja e vendeve të reja të punës.

Kosova radhitet në vendin e parë në rajon sa i përket rritjes se punësimit, prej 9.2 për qind, por sfidë thuhet se mbetet papunësia e të rinjve dhe punësimi i grave.

Kështu thuhet në një raport të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, ku theksohet se viteve të fundit, në gjashtë vendet e Ballkanit, janë hapur mbi 230 mijë vende të punës.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se ka pasur krijim të vendeve të punës, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë dhe bujqësisë, por që në këto shifra mund të ndikojë edhe formalizimi i punësimit.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se gjatë vitit 2016 -2017 ka pasur krijim të vendeve të reja të punës, por jo edhe ulje të shkallës së përgjithshme të nivelit të papunësisë.

“Ne e vlerësojmë se raporti është real, inkurajues. Por, të njëjtën kohë e vlerësojmë edhe si thirrje që mos të ndalemi me kaq. Kur them se mos të ndalemi me kaq,them se ne mund të jemi optimist se jemi më të mirët në vendet e Ballkanit, por në të njëjtën kohë, duhet të jemi edhe realist sepse ne qëndrojmë shumë mbrapa këtyre vendeve sa i përket normës se përgjithshme të papunësisë, papunësisë se të rinjve dhe të gjinisë femërore”, thotë Rukiqi.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, për Radion Evropa e Lirë shprehet sedyshon se në dy vjetët e kaluara, situata ekonomike ka mundësuar rritjen e punësimit në këtë nivel, por që sipas tij, në raportin e Bankës Botërore, sa i përket përqindjes se punësimit, nuk nënkuptohet vetëm krijimi i vendeve të reja të punës, por edhe formalizimi i vendeve të punës.

“Trendi i zhvillimit ekonomik të cilin e ka pasur Kosova mbi 4 për qind gjatë vitit 2016-2017, mendoj se i ka dhënë efektet e veta në politikat e punësimit”.

“Mirëpo, dyshoj se për shkak të vonesës së krijimit të institucioneve gjatë vitit të kaluar dhe frenimit të investimeve publike, dyshoj se të dhënat për vitin 2017 do të tregojnë se do të kemi një frenim edhe në zhvillimin ekonomik, edhe të vendeve të reja të punës”, thotë Gashi.

Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, rreth 600 mijë është numri i përgjithshëm i kontributpaguesve që menaxhon ky fond. Kurse vetëm gjatë vitit 2017, numri i kontribuuesve aktivë, ka qenë mbi 350 mijë persona. Ndërkaq,numri i punëdhënësve apo kompanive është rreth 29 mijë.

Gashi konsideron se sektori i ndërtimtarisë dhe bujqësisë kanë formalizuar numër më të madh të punëtorëve.

“Sepse këta dy sektorë janë kryesorët në të cilët ekonomia joformale ka qenë në nivelin më të lartë. Mos të harrojmë se institucionet financiare ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës në një raport të përpiluar para dy vitesh, tregon se 31 për qind e ekonomisë në Kosovë është joformale, që funksionon në të zezë”, shprehet Gashi.

Edhe Berat Rukiqi, konsideron se edhe formalizimi i punëtorëve mund të ndikojë në këtë raport.

Megjithatë, ai shprehet se institucionet kompetente duhet të fokusohen në zhvillimin ekonomik, rrjedhimisht uljes se shkallës se papunësisë dhe mos të dominojë vazhdimisht politika.

“Thirrja është që largohemi nga temat politike, të largohemi nga konsumi i politikave ditore që i bëjnë partitë politike dhe të kthemi nga reformat ekonomike, që mund të garantojnë më shumë vende pune dhe normë shumë më të lartë të rritjes ekonomike”, tha Rukiqi për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë është 30.6 për qind, kurse papunësia më e theksuar është te grup moshat 15-24 vjeç në 55.9 për qind, kurse tek gjinia femërore 37 për qind, ndërkaq tek meshkujt rreth 29 për qind.

 

/RADIO EVROPA E LIRE/

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Kosova /

Arrihet vlera 3 miliardë euro e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e arriti për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto në menaxhim në fundin e gushtit 2024. N...

4 days më parë 2 Min Lexim
Kosova /

Heqja e Ligjit të Punës nga Programi Legjislativ, reagon Dhoma e Tregtisë në Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me heqjen e Ligjin të Punës nga Programi Legjislativ, veçanër...

4 days më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!