Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Bota Europa

Komisioni Europian propozon zgjerimin e skemës për kontrollin e eksportit të vaksinave

Share Share Icon

Komisioni Europian ka propozuar zgjatjen e periudhës së skemës për monitorimin dhe kufizimin e mundshëm të eksporteve të vaksinave COVID-19 nga BE-ja, tha një zëdhënës i Komisionit Europian për Reuters.

Nëse nuk zgjatet, skema do të skadojë këtë javë. Është e paqartë nëse 27 shtetet e BE-së do ta mbështesin propozimin, i cili kërkon miratimin e shumicës.

“Diskutimet me shtetet anëtare janë duke vazhduar, kështu që nuk mund të komentojmë më tej,” tha zëdhënësi. Nëse zgjatet, skema do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit.

Skema tashmë është zgjeruar dy herë pas fillimit të saj në fund të janarit, pavarësisht kritikave nga disa shtete më të vogla që kishin frikë se nuk ishte e nevojshme dhe mund të dëmtonte konkurrencën e bllokut.

Sipas rregullave të BE-së, Komisioni mund të apelojë kundër një refuzimi të mundshëm nga qeveritë e BE-së.

Komisioni i BE-së e krijoi këtë mekanizëm për shkak të krizës së furnizimit me vaksina dhe përpjekjes për të frenuar eksportet nga kompanitë farmaceutike që nuk respektojnë angazhimet e tyre me BE-në.

Megjithatë, mekanizmi ka lejuar eksportin e qindra miliona vaksinave të prodhuara në BE drejt dhjetëra shteteve të tjera në të gjithë botën.

Ai është përdorur zyrtarisht për të bllokuar vetëm një dërgesë prej 250,000 dozash nga AstraZeneca në Australi në mars, pasi firma anglo-suedeze ndërpreu furnizimet në BE.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Europa /

A do mund ta lehtësojë Europa problemin me emigrantët?

Një numër i jashtëzakonshëm institucionesh duhet të punojnë së bashku, shkruan The Economist   Ata dalin të lodhur nga autobusi dhe hyjnë në q...

2 days më parë 8 Min Lexim
A demonstrator uses a megaphone as people protest against mass tourism, in Alicante, Spain, July 13, 2024. The banner reads "Stop mass tourism."
Bota /

Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar

Vizitorët janë një ndihmë, nëse menaxhohen me mençuri, shkruan The Economist   Vizitorët janë një ndihmë, nëse menaxhohen me mençuri Është e l...

3 days më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!