Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova Lajmet Kryesore

Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

Share Share Icon

Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore. Por, ndërprerjen e operimit për këtë shkak e kanë njoftuar edhe disa nga linjat private.

Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Pas njoftimeve nga Trafiku Urban dhe kompania “24 Yjet”, edhe “Prishtina Shpk – Linja 7B” ka bërë të ditur se nga dita e hënë, ndalon tërësisht ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve.

Kompania sqaron se pezullimi vjen si pasojë e moslëshimit të mjeteve financiare nga niveli qendror, gjë që ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj saj.

Në njoftimin e “Prishtina Shpk – Linja 7B” thuhet se bllokimi financiar ka krijuar vështirësi të theksuara, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar shërbimet.

Vonesat në pagesa, të cilat datojnë që nga muaji maj, kanë prekur furnitorët, partnerët dhe proceset teknike të brendshme të kompanisë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e operimit normal.

Pavarësisht performancës së qëndrueshme deri tani, kompania deklaron se kushtet aktuale nuk lejojnë më ofrimin e shërbimit dhe bën apel për zgjidhje të menjëhershme të situatës financiare në mënyrë që transporti publik të rikthehet sa më parë.

“Prishtina Shpk mbetet e përkushtuar të rifillojë punën menjëherë sapo të kryhen obligimet financiare ndaj nesh. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë dje, kryetari Përparim Rama, ka deklaruar se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.

“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi Hekuran Murati.

Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se komunës së Prishtinës i është alokuar buxheti i dhjetorit të premten, por se pushteti nuk ka kryer asnjë pagesë atë ditë.

“Të premten pasdite Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike. Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishte kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se ‘i kryejmë të hënën’. Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bënin propagandë antiqeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën”.

Ndryshe Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ndërprerja e qarkullimit të transportit publik i të gjitha linjave po bëhet për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.

Në njoftimin e saj, ndërmarrja shprehu keqardhje për pasojat që kjo ndërprerje mund t’u shkaktojë qytetarëve dhe bëri të ditur se shërbimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat do të mundësojnë shlyerjen e obligimeve financiare të Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes.

Edhe kompania “24 Yjet” ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha linjat urbane.

“Ne kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët udhëtojnë me kompaninë tonë, por përgjegjësia për këtë situatë nuk është e jona”, kanë njoftuar nga kjo kompani.

Ndërprerja e sotme e transportit publik ka lënë mijëra qytetarë pa mundësi qarkullimi, duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e tyre të përditshme

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

10 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!