Kina krijoi fondin e tretë të investimit shtetëror, i parashikuar për të nxitur industrinë e gjysmëpërcjellësve, me një kapital të regjistruar prej 344 miliardë juanësh (47.5 miliardë dollarë), sipas asaj që deklarohet në regjistrin e sipërmarrjeve që drejtohet nga qeveria.
Qindra miliardë juanë të investuar në sektor i japin perspektivë vendosmërisë së presidentit Xi Jinping për të arritur vetëmjaftueshmërinë e Kinës në gjysmëpërçues.
Ky angazhim u rikthye në vëmendje pasi Shtetet e Bashkuara morën një sërë masash kontrolluese në eksporte në dy vitet e fundit, duke u frikësuar se Pekini mund të përdorë chip-a të avancuar për të rritur aftësitë e tij ushtarake.
Aksionet kineze të chip-ava u rritën, ku CES CN Semiconductor Index regjistroi një rritje më shumë se 3% dhe pritet të shënojë fitimin më të lartë njëditor në më shumë se një muaj.
Faza e tretë e China Integrated Circuit Industry Investment Fund u krijua zyrtarisht më 24 maj dhe u regjistrua nga Administrata Bashkiake e Pekinit për Rregullimin e Tregut, sipas National Enterprise Credit Information Publicity System, një agjenci informimi e drejtuar nga shteti.
Faza e tretë do të jetë më e madhja e tre fondeve të krijuara nga China Integrated Circuit Industry Investment Fund, e njohur si “Big Fund”.
Ministria kineze e Financave është aksioneri më i madh, me 17% të aksioneve dhe kapital të paguar prej 60 miliardë juanësh, sipas Tianyancha, një shoqëri kineze e bazës së të dhënave të informacionit të kompanive.
China Development Bank Capital është aksioneri i dytë, me 10.5% të aksioneve.
Ministria e Financave nuk i përgjigj menjëherë kërkesës për koment të Reuters.
Investitorë janë edhe 17 entitete të tjera, duke përfshirë pesë banka të mëdha kineze: Industrial and Commercial Bank of China, China Construction Bank, Agricultural Bank of China, Bank of China dhe Bank of Communications, ku secila kontribuon me rreth 6% të kapitalit total.
Në shtator Reuters raportoi se Kina do të niste fazën e tretë të Big Fund.
/ Reuters