Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Karriera Menaxhim

Këshilla për të pasur ndikim në punë, besimi krijohet por edhe shkatërrohet shumë shpejt

Share Share Icon

Edhe mënyrat më të vogla të sjelljes mund të bëjnë ndryshim të madh në mënyrën si të tjerët ju perceptojnë, veçanërisht në vendin e punës.

Mënyra si mbani krahët. Sa shpejt ose ngadalë flisni. Shprehjet e fytyrës. Të gjitha ndikojnë në përshtypjen që lini, thotë Vanessa Van Edwards, kërkuese sjelljeje dhe autore bestseller, që jep një program në Harvard për “komunikimin efektiv organizativ”.

“Besimi ndërtohet, ose shkatërrohet tmerrësisht shpejt,” thotë Van Edwards.

Sa më shumë besim ndërtoni me kolegët dhe shefin, aq më shumë ndikim fitoni. Një pjesë lidhet me veprimet: Nëse bashkëpunoni mirë dhe dorëzoni punën në kohë, ndërtoni një reputacion pozitiv.

Por disa njerëz të suksesshëm e nisin ndërtimin e besimit me gjuhën e trupit, thotë Van Edwards, e cila është edhe instruktore e kursit “People Intelligence” në MasterClass. Konkretisht, ata përdorin tre ndryshime të vogla fizike për të transmetuar besim dhe përgjegjshmëri:

1. “Duar të lirshme dhe kontakt me sy”

Imagjinoni këtë: I afroheni një kolegu për një bisedë të shkurtër. Ai ka krahët e kryqëzuar dhe shikon përreth, jo te ju. Mund të jetë nervoz, por ju me siguri mendoni se s’ka interes.

“Fshehja e duarve dhe shmangia e kontaktit me sy, që mund të ndodhë aksidentalisht kur kontrolloni telefonin, e gërryen menjëherë besimin,” thotë Van Edwards.

Për të treguar “hapje dhe angazhim”, praktikoni “duar të dukshme dhe kontakt me sy”. “Mundohuni të bëni kontakt me sy në momentin e afrimit ose në sekondat e para të bisedës”, si dhe në fund të saj.

S’keni pse të shihni dikë gjatë gjithë kohës: kontakti duhet të jetë domethënës, veçanërisht kur dikush ndan diçka serioze apo të ndjeshme.

2. “Lëvizje të qeta dhe të menduara”

Kur njerëzit janë të pasigurt ose të shqetësuar, flasin ose lëvizin më shpejt se zakonisht. Sjellje të tilla shpesh gjykohen negativisht, sipas një studimi të vitit 2012 nga Universiteti Ryerson.

“Ngadalësoni lëvizjet. Energjia nervoze na bën të lëvizim me nxitim, por lëvizjet e qeta tregojnë kontroll,” këshillon Van Edwards. “Ngadalësoni ritmin e të folurit dhe shtoni pauza. Kur ndalojmë, marrim frymë më thellë dhe tingëllojmë më të qetë.”

Mbajtja e një qëndrimi të drejtë, “maksimizimi i distancës mes veshëve dhe shpatullave”, rrit gjithashtu perceptimin e besimit dhe kompetencës.

3. Jini “të afrueshëm, por me autoritet”

Mund të mendoni se respekti fitohet duke qenë vetëm serioz. Ose se për t’u pëlqyer duhet të jeni gjithmonë shoqërorë. Por besimi ndërtohet kur balanconi “ngrohtësinë dhe kompetencën”.

“Jini të afrueshëm, por me autoritet. S’keni pse të sakrifikoni respektin për t’u pëlqyer, performuesit e lartë e marrin të dyja. Shfaqni ngrohtësi duke mbajtur mend detaje personale dhe duke u gëzuar sinqerisht për lajmet e mira të të tjerëve.”

Nëse shefi juaj pëlqen New York Yankees, mund t’i përmendni ndeshjen e fundit fituese. Mbajtja mend e objektivave të dikujt apo mënyrës si preferon të komunikojë tregon dëgjim aktiv dhe kujdes.

“Veprimet e vogla dhe të qëndrueshme bëjnë diferencën,” thotë Van Edwards. / CNBC

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Aftësitë drejtuese që mëson duke rritur fëmijët

Gjashtë mësime që vlejnë si në familje, ashtu edhe në punë Ka një kontrast të fortë mes një bisede me një drejtues të lartë që po menaxhonte një ri...

4 days më parë 2 Min Lexim

Ekonomia e empatisë: pse kontakti njerëzor është e ardhmja e biznesit

Në një epokë të dominuar nga inteligjenca artificiale dhe automatizimi, kompanitë po përballen me një vendim kritik: si të integrojnë lidhjen e vër...

6 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!