Bota mund t’i shohë ata si figura frymëzuese, por shpesh, janë thjesht njerëz të zakonshëm, që janë përballur me disa pengesa dhe mësime të fituara me vështirësi në jetë.
Shumë sipërmarrës të suksesshëm, priren t’i bëjnë jehonë së njëjtës këshillë.
1. Çdokush mund ta bëjë
Jason McGowan nuk ishte bukëpjekës profesionist përpara se të bashkëthemelonte Crumbl Cookies në 2017, por kjo nuk e pengoi atë, që të ndërtonte një ‘perandori’ biskotash.
Sot, Crumbl është një kompani me rreth 1000 seli në mbarë botën. Kompania pati mbi 1 miliard dollarë shitje në vitin 2022.
Ndërsa ata kurrë nuk kishin hyrë në një kuzhinë profesionale më parë, McGowan dhe bashkëthemeluesi i tij, shpesh mblidheshin së bashku për të eksperimentuar me recetat e biskotave me çokollatë, sa herë që kishin kohë të lirë.
Sot, bizkotat e tyre prodhohen në sasi shumë të mëdha, dhe e gjitha erdhi nga një vendim për të besuar në një ide dhe për ta provuar atë.
2. Përqendrohuni në atë që ju bën të veçantë
Një këshillë tjetër, është të mbështeteni në atë që ju bën veçantë.
“Unë vërtet besoj në fuqinë e gjithsecilit. Kur ne fokusohemi te veçantia tonë, ajo me të vërtetë funksionon në favorin tonë, dhe me të vërtetë ka qenë një pjesë e madhe e suksesit tim,” thotë Anne Mahlum.
Ajo themeloi zinxhirin e butikëve të fitnesit Solidcore, me bazë në Nju Jork në vitin 2023. Një dekadë më vonë, kompania ka mbi 100 vendndodhje.
Në vitin 2023, Mahlum tha se fitoi 88.4 milionë dollarë, duke u bërë multimilionere.
“Unë mendoj se i takon secilit prej nesh të kuptojmë, se cilat janë ato avantazhe, cilat janë talentet dhe aftësitë tona dhe të mbështetemi në to.”
3. Bëjini gjërat me passion
Shawn Tsao i pëlqente sanduiçët – një pasion i zjarrtë, mund të thonë disa.
Një ditë në 2012, ai po kërkonte një sanduiç nga një dyqan specific, që ndodhej në të gjithë qytetin, por nuk pati kohë të shkonte për ta marrë.
“Po sikur të kishte një Uber për ushqim?” mendoi ai. Kështu lindi ideja për shërbimin e shpërndarjes së ushqimit Caviar.
“Nëse je sipërmarrës dhe je vërtet i pasionuar pas produktit, që po ndërton – jo sepse thjesht dëshiron lavdinë e të qenët CEO ose themelues, por je vërtet i pasionuar për atë, që po bën – kjo do t’ju ndihmojë të kaloni edhe ditët më të vështira,” tha Tsao.
4. Thjesht filloni
Të gjithë sipërmarrësit japin të njëjtën këshillë, pra të filloni.
“Nike e arriti më së miri, “just do it”. Unë kam një shprehje, që thotë: “Kalo vetëm një ditë”, tha Mahlum.
“Një nga mësimet më të mëdha është vetëm të filloj. Pavarësisht nëse nuk keni ende një mikser, ose nuk keni një recetë për një biskotë, thjesht filloni – nisni të bëni gjëra, filloni të lëvizni, ” tha McGowan.
Këta sipërmarrës dhe shumë të tjerë, bënë milionat e tyre duke zgjedhur të besojnë te vetja, duke marrë përsipër rrezikun kur panë mundësinë dhe duke filluar.
/ Shqip.al