Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

KESH arkëton sërish 2.7 milionë euro nga shitja e energjisë

Share Share Icon

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shiti sërish energji në tregun e lirë duke arkëtuar 2.7 milionë euro të tjera. Në total nga shitja e energjisë KESH ka arkëtuar deri më tani 6 milionë euro.

Shitja e energjisë në procedurën e fundit që parashikonte në total shitjen e 10 mijë MWh energji çmimet për dy lotet e ndara ishin 247.77 dhe 285.75 çmime këto në nivelet e bursës duke siguruar kështu të ardhura të mira për korporatën.

Kjo e fundit gjatë këtij viti është detyruar që të shpenzojë në importe rreth 430 milionë euro për të siguruar furnizimin në vend.

Aktualisht vendi po furnizohet nga prodhimi vendas pas reshjeve të rëna thuajse një javë më parë të cilat rritën ndjeshëm prurjet në kaskadën e Drinit.

Për shkak të nivelit të tyre KESH u detyrua të shkarkonte një pjesë të tyre për të mbajtur të kontrolluar nivelin e kaskadës.

Ndërkohë paralelisht me prodhimin për furnizim si dhe shitjen e tepricave KESH tentoi edhe të bënte depozitim për 14 700 MWh energji por në procedurë nuk pati pjesëmarrës. Këtë energji KESH kërkoi që ta merre pas në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Për depozitim KESH tentoi edhe një procedurë të dytë që kishte një total prej 20 mijë MWh energji por për këtë procedurë ende nuk kanë dalë të dhënat nëse ka rezultuar apo jo e suksesshme.

Nga momenti i nisjes së prurjeve e deri më sot KESH ka përditësuar vetëm një ditë të dhënat e kaskadës duke mos dhënë detaje në ditët më pas për nivelet e HEC-ve, rezervën energjetike, prodhimin dhe prurjet.

Teksa për momentin duket se Shqipëria ka një krizë më të zbutur energjie mbete për t’u parë sesi do të vijojë menaxhimi i situatës.

Aktualisht për konsumatorët ka në fuqi një fashë energjie për konsumin mbi 800 KWh e cila edhe pse parashikonte zbatimin nga tetori nuk është aplikuar pasi qeveria vendosi ta mbante vetë këtë peshë.

Për dhjetorin edhe pse nuk ka një vendimmarrje duket se situata do të jetë sërish e njëjtë duke mos e aplikuar për shkak të kushteve të përmirësuara në kasakdë.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A është leja e lindjes një “vrasës karriere”?

Rikthim nga leja e lindjes si kërkesë e nënkuptuar për ruajtjen e vendit të punës, zgjedhje vendesh pune me fleksibilitet, por jo pagesa të mira, a...

24 hours më parë 12 Min Lexim

“Sfidat ekonomike të lejes së lindjes, pengesë mbi mundësitë për rritjen profesionale”

Flet Erion Muça, ekspert punësimi e karriere, pedagog   Sfidat që përballen gratë pas rikthimit nga leja e lindjes përfshijnë përshtatjen me n...

24 hours më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!