Keni harruar publikun
Ka gati një postulat në sipërmarrjen e lirë: ideja për një biznes lind nga një nevojë e paplotësuar. Aty ku ka nevojë, aty mund të ofrohet edhe një shërbim, apo të kryhet një investim. I tillë, tipik është edhe rasti i shërbimit ndërurban, më të famshmit “furgonë në Shqipëri”. Ndoshta një shofer furgoni (në këtë rast edhe pronari) nuk e ka menduar kështu kur vendosi të blejë një mjet transporti 8+1, por ama edhe të ketë “lajthitur”, deri në atë pikë sa të harxhojë si investimedhe 1,5-2 milionë lekë, pa ditur se do të fitojë, dhe kjo nuk qëndron.
Ky shërbim alternativ transporti lindi nga nevoja e njerëzve për të udhëtuar më shpejt nga njëri destinacion në tjetrin, nga nevoja për të qenë më fleksibël në orare, nga gjendja e vështirë e rrugëve, nga mungesave e transportit tjetër, me autobusë, apo tren, në zona të thella etj. Sot thuhet se në Shqipëri operojnë rreth 20 mijë furgonë të licencuar, po dhe shumë të tjerë të palicencuar, çka vërteton se publiku ka një kërkesë ndaj këtij shërbimi, edhe pse njëkohësisht ka si alternativë autobusët, paçka çmimit pak më të lartë dhe shpesh sigurisë së udhëtimit më të ulët.Fakti që ky biznes i “furgonëve”vazhdon dhe lulëzon,kundrejt alternativës së autobusëve me 50-90 vende, apo se numri i automjeteve individuale është rritur, dëshmon nga njëra anë leverdishmërinë ekëtijshërbimi,i cili është kthyer në burim të mirë punësimi dhe të ardhurash për familjet shqiptare dhe, nga ana tjetër, se publiku ende ka nevojë dhe është i gatshëm të udhëtojë dhe paguajë për të pavarësisht risqeve.
Ndërkohë që prej liberalizimit të tregut në vitet ‘90, transporti publik ndërurban në autobusë zuri vend, por udhëtimi me to, për sakohë njerëzit janë të gatshëm të heqin dorë e në vend të tij të zgjedhin “furgonët”, tregon se nuk i plotëson denjësisht nevojat. Udhëtimet me to janë ende të gjata, edhe pse një pjesë e rrugëve nacionale janë ndërtuar të rejadhe shpejtësia e lëvizjes është më e lartë, se çmimi nuk është konkurrues, apo se shërbimi dhe cilësia e këtyre mjeteve lë shpesh vend për të dëshiruar.
Por ja që në këto momente ka një konflikt të ngritur, ku qeveria kërkon të bllokojë furgonët, ose të kufizojë lëvizjen e tyre me motivin në thelb se këtë shërbim duhet ta kryejnë autobusët, për të cilëtjanë licencuardhe sefurgonët kanë elementin siguri në udhëtim të ulët, krijojnë trafik etj. Edhe kjo duket e drejtë, por në këtë konflikt është harrur pala kryesore, që është publiku. Ndaj përpara se të neutralizojë “furgonët”, qeveria duhet të garantojë që qytetari do të marrë shërbimin e munguar. Së pari, qeveria duhet të bëjë me dije për publikun se a ka një plan afatgjatë dhe të mirargumentuar për ndërtimin e një sistemi të mirorganizuar të transportit publik në Shqipëri përmes autobusëve, a do të ketë terminale, agjenci biletash, si do të vendosen çmimet, si janë itineraret, a ka leverdishmëri ekonomike për vetë pronarët e autobusëve, apo mos vallë publiku përmes taksave, duhet ta subvencionojë këtë shërbim, siç ndodh sot me linjat urbane në qytet. Në rastin e furgonëve, kjo çështje e fundit ishte zgjidhur, sepse fitimi dhe humbja ishin barrë e investitorit (shoferit të furgonit) dhe jo publikut. Sa për të tjerat, rritja e sigurisë për udhëtimin me furgon apo vendet e parkimit, janë çështje që zgjidhen fare lehtë në kushtet e licencës, lejes së drejtimit apo kontrollit teknik, si dhe me pak vullnet nga pushteti për të qenë largpamës në vendosjen e vendeve të parkimit dhe disa rregullave të tjera që lidhen specifikisht me sektorine transportin publik.
Por sot jemi në një situatë konflikti, që kulmoi deri në protestë me bllokimin e rrugëve, duke paralizuar jetën në kryeqytet. Ndërkohë duhet të ishte e kundërta, shërbimet me autobus apo “furgon” apo diçka tjetër, nesër nuk duhet të jenë përjashtuese, porshërbime alternative në disa raste dhe konkurruese në të tjerat. Ndërhyrja arbitrare ndaj furgonëve nuk është thjesht çështje mjetesh, por çështje nevojë. Nëse me forcë bllokohet një shërbim e pazgjidhur mbetet një nevojë. Këtu furgonët nuk kanë faj. Nëse do të kishte fajtor, ai, i vetmi është publiku, sepse ai zgjodhi furgonin e jo autobusin, por s’besojmë se ka një qeveri që del kundër një publiku të tërë, në mos qoftë kjo e jona.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.