Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

ITU: Kostot e internetit për shqiptarët u rritën vitin e kaluar

Share Share Icon

Kosto e paketave bazë të internetit për konsumatorët shqiptarë shënuan rritje vitin e kaluar, të matura në raport me të ardhurat për frymë.

Sipas të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU), vitin e kaluar paketa bazë e internetit fiks (5 GB internet në muaj) në Shqipëri kishte një kosto sa 1.51% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.44% që kishte qenë ky tregues një vit më parë. Një shtrenjtim shumë më të lartë shënoi paketa bazë e internetit nga rrjetet celular (2 GB në muaj), që arriti në 2.16% të të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.03% që kishte qenë në vitin 2020.

E shprehur në vlerë absolute, ITU vlerësonte se kosto e paketës së internetit fiks vitin e kaluar arriti në 6.86 USD në muaj (në rritje vjetore me 7.5%), ndërsa çmimi mesatar i paketës së internetit celular arriti në 9.8 USD në muaj (në rritje vjetore me 115%).

Krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, Shqipëria ngelet vendi me koston më të ulët të paketës bazë të internetit fiks, por ndërkohë është ndër më të shtrenjtat për sa i takon asaj të internetit celular. Në Shqipëri, paketa e internetit fiks kushton sa 1.51% e të ardhurave bruto për frymë, ndërsa vendi më i shtrenjtë është Maqedonia e Veriut, me 3.52% të të ardhurave për frymë. Për sa i përket paketës së internetit celular, Shqipëria renditet e dyta më e shtrenjtë, me 2.16% të të ardhurave për frymë. Vetëm Mali i Zi ka një kosto më të lartë, në nivelin 2.26%, ndërsa vendi me koston më të ulët të internetit celular është Bosnje-Hercegovina, me 1.35% të të ardhurave mujore për frymë.

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) treguan se numri i abonentëve të internetit me linja fikse arriti në më shumë se 536 mijë në fund të vitit 2021. Gjatë vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i abonentëve u rrit me 5.6%.

Gjithmonë sipas AKEP, në fund të vitit të kaluar u raportuan 2.06 milionë përdorues të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare, në rritje me 2.9% krahasuar me fundin e vitin 2020. Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht rreth 540 Lekë në muaj për shërbime të komunikimeve celulare, në rritje me 3% krahasuar me vitin 2020.

Aksesi në internet po bëhet gjithnjë e më shumë një domosdoshmëri edhe në marrjen e shërbimeve publike, sidomos nga momenti që ofrimi i tyre ka kaluar pothuajse 100% në kanalet online. Por, veçanërisht në zonat rurale ky akses është ende mjaft i ulët, për shkak të fuqisë së

dobët blerëse që nuk i nxit investimet për zgjerimin e infrastrukturës së rrjeteve. Të dhënat tregojnë për një normë të penetrimit të internetit nëpërmjet rrjeteve fikse në zonat urbane mesatarisht 30% dhe në zonat rurale mesatarisht 8%.

Aksesi nga rrjetet celulare është më i lartë dhe sipas raportimeve të operatorëve celularë arrin në mbi 95% të popullsisë. Megjithatë, cilësia e rrjetit në zonat rurale dhe periferike të vendit shpesh është larg standardit të zonave urbane./E.Shehu

 width=

Burimi: ITU

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Raporti i kredive me probleme, i qëndrueshëm edhe për korrikun

Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues pësoi një rënie shumë...

8 hours më parë 3 Min Lexim

Qeveri ulu: 4!

Editorial / Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike, rrit PBB-në e një vendi, krijon mundë...

1 day më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!