Pushimet verore më në fund kanë ardhur dhe ne nuk mund të jemi më të lumtur për gjithë argëtimin që na pret. Dhe nëse ende keni nevojë për një frymëzim të vogël për pushime, ju sugjerojmë një udhëtim për t’u mbajtur mend.
Kompania Moneybarn Car Finance publikoi listën e vendeve më të sigurta për udhëtime me makinë në mbarë botën, të cilën e përpiloi duke analizuar cmimet e karburantit dhe tarifat në të gjithë globin, cilësinë e rrugës, vëllimin e kërkimit në Google për “udhëtimet rrugore” në çdo destinacion dhe humbjet e jetës në rrugë për 100,000 njerëz.
Pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave, ekipi renditi Islandën si vendin më të sigurt.
Islanda ka shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në rrugë, 2 për 100,000 njerëz, duke reflektuar fushatat e ndërgjegjësimit të publikut të Islandës për praktikat e sigurta të drejtimit të automjeteve dhe infrastrukturën e fuqishme për të minimizuar aksidentet”.
Raporti githashtu vuri në dukje se ka më shumë se 31,000 kërkime në vit për “udhëtim rrugor në Islandë”, duke treguar se sa shumënjerëz duan të përjetojnë magjinë, që ofron një udhëtim rrugor në Islandë.
Dhe, si një bonus, ai vuri në dukje se ai kostot relativisht të ulëta të karburantit dhe karikimit të automjeteve elektrike, janë avantazhe shtesë.
Në vendin e dytë është Norvegjia, për të cilën kompania shpjegoi gjithashtu se ka një shkallë të ulët të humbjeve të jetës në rrugë, 2.1 për 100,000 njerëz. Vendi ka rrugë fantastike dhe me cilësi të lartë, që e bëjnë lëvizjen shumë të lehtë.
Për më tepër, mbi 39,000 kërkime vjetore për udhëtime rrugore tregojnë një interes të lartë nga vizitorët.
Në krye të treshes është Zvicra, e cila gjithashtu ka një shkallë shumë të ulët të humbjeve të jetës në rrugë, 2.2 për 100,000 njerëz, kosto të ulëta të karburantit dhe rikarikimit të automjeteve elektrike dhe një rezultat shumë të lartë të cilësisë së rrugës prej 6.3 nga 7.
Renditja vijon me Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën dhe Finlandën, duke plotësuar 10 vendet më të sigurta.
/ Shqip.al