Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Investime Lajmet Kryesore Nga Vendi

Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Share Share Icon

Turqia dhe Italia kryesuan investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 89 milionë eurove, megjithëse në rënie 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 12% krahasuar me mesin e vitit 2024.

Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve. Për këtë arsye, shpesh stoku i investimeve për një sektor apo investitor të huaj mund të rritet, pavarësisht rënies së flukseve të reja.

Ndërmarrjet turke kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Për gjysmën e parë të viti, Turqia e ndau kryesimin e investimeve të huaja me Italinë. Investimet italiane kishin me një fluks total prej 89 milionë eurosh. Investimet italiane kanë rënë me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.77 miliardë euro, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.

Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj që prej vitit të kaluar. Megjithatë, këtë vit vlera e investimeve holandeze i është kthyer përsëri rritjes. Për 6-mujorin, investimet holandeze arritën në 85 milionë euro, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve holandeze ka arritur vlerën e 2.6 miliardë eurove, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ka qenë kompania Shell, që në vitet e fundit rriti investimet e lidhura me shpimet në zonën e Shpiragut, para se të vendoste pezullimin e punimeve vitin e kaluar.

Megjithatë, përtej një roli në rritje të Shell, kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Investitori i katërt më i madh i huaj për 6-mujorin ishte Austria, me një total investimesh prej 68 milionë eurosh, në rritje me 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë.

Stoku i investimeve austriake arriti në 862 milionë euro, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme këtë vit kanë shënuar edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova. Për 6-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 63 milionë eurove, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve nga Kosova arriti në 485 milionë euro, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këtë vit, biznesi nga Kosova realizoi një tjetër investim madhor në Shqipëri, ndoshta më të rëndësishmin e realizuar deri më sot.

Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh Store, bleu e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri, për më shumë se 36 milionë euro. Megjithatë, kjo blerje është finalizuar gjatë tremujorit të tretë dhe nuk reflektohet ende në shifrat e investimeve të huaja nga Kosova deri në mesin e vitit. / E.Shehu

Burimi: BSH

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!