Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Bota Europa

Inflacioni në Gjermani zbutet më pak se sa pritej në muajin mars

Share Share Icon

Inflacioni u lehtësua ndjeshëm në Gjermani gjatë muajit mars, si pasojë e çmimeve më të ulëta të energjisë, por gjithsesi ishte mbi parashikimet, duke shtuar presionin mbi Bankën Qendrore Europiane (European Central Bank, ECB), për të shtrënguar më tej politikën e saj monetare.

Çmimet e harmoniziara të konsumit në Gjermani, në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian, u rritën me 7.8% më shumë se sa ishte parashikuar në vit gjatë marsit.

Krahasuar me muajin shkurt, çmimet janë rritur me 1,1%.

Analistët kishin pritur që të dhënat e harmonizuara të rriteshin me 0.8% muajin e kaluar dhe të rriteshin me 7.5% në bazë vjetore.

Sipas standardeve të paharmonizuara, çmimet e konsumit gjerman u rritën me 7.4% në vit në mars dhe 0.8% në muaj. Kjo pason një normë inflacioni prej 8.7% në shkurt dhe janar.

Çmimet e ushqimeve vazhduan të shfaqin rritje mbi mesataren. Ata u rritën me 22.3% nga viti në vit.

Rënia e normës së inflacionit u nxit tërësisht nga një ngadalësim i çmimeve të energjisë, të cilat u rritën vetëm 3.5% krahasuar me mars 2022, kur çmimet e energjisë u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Përveç këtij efekti bazë, i cili vjen si pasojë e nivelit të lartë të indeksit të marsit 2022, në rënien e inflacionit total kontribuan edhe masat e përfshira në paketën e tretë të ndihmës nga qeveria gjermane.

Inflacioni tani po bie me shpejtësi në të gjithë zonën e Euros, por rritja bazë e çmimeve, e cila filtron çmimet e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, duket të jetë e pandryshueshme dhe e lartë.

Ndërsa çmimet e energjisë kanë rënë në nivelet e tyre të paraluftës, anëtarja e bordit të ECB Isabel Schnabel, paralajmëroi të mërkurën se ndikimi i energjisë, mund të mos bjerë plotësisht për shkak të inflacionit, sepse firmat kanë rritur marzhet dhe punëtorët po rrisin kërkesat për rritje pagash.

Tregu i punës në Europë është aq i ngushtë, sa punëtorët kanë fituar fuqi negociuese dhe rritja e pagave tani është midis 5 dhe 6%, më e larta në dekada.

Megjithatë, ECB e sheh inflacionin e përgjithshëm nën 3%, deri në fund të vitit dhe shpreson se kjo rënie e shpejtë, do të zbusë gjithashtu kërkesat për paga, duke lehtësuar presionet e përgjithshme të çmimeve. / Reuters

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Ekonomia e Eurozonës u rrit më pak se sa pritej në tremujorin e dytë

Ekonomia e Eurozonës u ngadalësua në tremujorin e dytë, lajmi i fundit i keq ekonomik për Bankën Qendrore Europiane. Prodhimi i Brendshëm Bruto u r...

3 days më parë 2 Min Lexim

Matësi kryesor i BQE-së për rritjen e pagave ngadalësohet përpara uljes së mundshme të normës

Një matës kyç i rritjes së pagave në Eurozonë u ul pak, duke ofruar siguri të mëtejshme për zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane, që kërkojnë të ul...

3 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!