Në vitin 2021, 11.3 milionë njerëz në Bashkimin Europian u punësuan në aktivitete ekonomike që lidhen me turizmin (por jo domosdoshmërisht, duke u mbështetur vetëm në turizëm).
Midis tyre, 6.8 milionë, kanë punuar në industrinë e ushqimit dhe pijeve, 2.1 milionë në sektorin e hotelerisë, 1.8 milionë në transport dhe 0.4 milionë, për agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë.
3 industritë, që mbështeten pothuajse tërësisht në turizëm (hoteleria, agjencitë e udhëtimit/operatorët turistikë dhe transporti ajror), punësuan 2.8 milionë njerëz në BE.
Fuqia punëtore e turizmit e dominuar nga gratë
Industria e turizmit, ishte punëdhënës kryesor i grave. Në vitin 2023, ndër të punësuarit në industri të përzgjedhura turistike, 57,6% ishin femra, 21,2 pikë përqindje (pp), më shumë se në totalin e ekonomisë së biznesit jofinanciar (36,4%).
Pesha e punësimit me kohë të pjesshme, në industritë e turizmit (21.3%), ishte 6.1 pp më e lartë se në totalin e ekonomisë së biznesit jofinanciar (15.2%).
Industritë e turizmit, tërhoqën një pjesë pak më të lartë të fuqisë punëtore më të re, me 11.0% të punëtorëve të moshës 15 deri në 24 vjeç, krahasuar me 9.0% për ekonominë e biznesit jofinanciar.
Në vitin 2023, pesha e personave me nivel më të ulët arsimor, në turizëm ishte 20,2%, afër asaj në ekonominë totale (18,9%).
Shtetasit e huaj, përbënin 15.9% të fuqisë punëtore në industritë e turizmit, (7% nga vendet e tjera të BE-së dhe 9% nga vendet jo-BE), 5.3 pp më shumë se në ekonominë e biznesit jofinanciar (10.6%).
Mundësia e mbajtjes së një kontrate të përkohshme, ishte 8.8 pp më e lartë në turizëm, sesa në ekonominë e biznesit jofinanciar (20.8% kundrejt 12.0% të njerëzve të punësuar).
Në mënyrë të ngjashme, përqindja e punonjësve të rinj, që mbajnë punën e tyre aktuale për më pak se një vit, ishte gjithashtu më e lartë në turizëm, sesa në ekonominë e biznesit jofinanciar në tërësi (23.1% kundrejt 14.8%)./ Eurostat