HTC prezanton Desire C
Gjatë ditës së djeshme, HTC ka prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, një pajisje e re Android e cila tashmë do të fillojë të shitet në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas burimeve nga kompania, HTC Desire C do të fillojë të shitet që nga data 24 maj, fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u pasuar edhe në vendet tjera të Evropës.
Versioni pa kontratë i këtij telefoni do të dalë në treg me një çmim prej 190 paund dhe tani mund të bëhet para-porosi për një të tillë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.