Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Hekurudhat zvogëluan humbjen por sërish mbetën minus 427 milionë lekë

Share Share Icon

Kompania publike Hekurudha Shqiptare ka zvogëluar me të paktën katër herë humbjen e saj në vitin e shkuar por bilanci i saj negativ vijon të mbetet në 427 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë lekë.

Në vitin 2020 që ishte edhe viti i kulmit të pandemisë së COVID-19 kompania regjistroi një humbje prej 2 miliardë lekësh. Hekurudhat prej vitesh mbeten në terren negativ sa i takon performancës së tyre financiare e lidhur kjo me problematikat që e shoqërojnë sektorin ku ndër të tjera infrastruktura tejet e amortizuar, mungesa e shfrytëzimit të plotë të këtij lloji transporti, punonjësit që gjithsesi mbeten të emërtuar.

Në vend hekurudha funksionon në segmente të caktuara ku kompani të ndryshme zgjedhin të transportojnë produktet apo materialet e tyre në këtë formë.

Të ardhurat e Hekurudhës Shqiptare kanë pësuar ulje me më shumë se 13 për qind duke regjistruar një nivel prej 70 milionë lekë. Këto janë të ardhurat nga aktiviteti kryesor i saj ndërkohë që të ardhurat nga aktiviteti i shfrytëzimit llogariten në 15.9 milionë lekë.

Shpenzimet nga ana tjetër që lidhen me amortizimin dhe zhvlerësimin në vitin 2021 ishin 342 milionë lekë apo rreth 3 milionë euro. Zëri i këtyre shpenzimeve është ulur me më shumë se 5 herë në raport me vitin 2020 kur llogariteshin më shumë se 1.8 miliardë lekë.

Kostot e personelit nga ana tjetër janë rritur në vitin 2021 me gati 10 për qind në raport me vitin 2020.

Ndryshimet në bilancin e hekurudhës duket se janë të lidhura direkt edhe me zhvillimet dhe nisjen e investimeve nga ana e kompanisë publike ku tashmë prej vitit te shkuar ka nisur puna për zbatimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhorë Tiranë-Durrës si dhe zgjatimin e saj deri në Aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë së fundmi qeveria ka kërkuar mbështetjen e BERZH për një tjetër projekt hekurudhor që ka të bëjë me linjën Vorë-Hani i Hotit. Qeveria ka paraqitur një koncept që është në rishikim nga ana e Bankës dhe që lidhet me rehabilitimin e 120 kilometrave hekurudhë.

Në dokumentin përmbledhës thuhet se projekti i rehabilitimit të hekurudhave do të bashkë financohet nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe kostoja totale e saj të jetë 267 milionë euro nga të cilat pranë BERZH është kërkuar 62.9 milionë euro./N.Maho

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A do hapet eksporti për vezën e kategorisë A?! Gati programi për kontrollin e salmonelozës

Shqipëria prej shumë vitesh vijon të eksportojë në Bashkimin Europian, vezë të kategorisë B. Ndonëse në pularitë vendase prodhohet vezë cilësore e ...

3 hours më parë 4 Min Lexim

Denaj: Ndryshimi në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin...

12 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!