Gjykata Kushtetuese ka interpretuar vendimin e sotshëm për profesionet e lira:
“Shfuqizimi i nenit 69 pika (dh), fjalia e dytë dhe e tretë sjell si pasojë mosaplikimin e tatimit 15% menjëherë d.m.th. që nga 1 janari 2024 për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale me argumentin se këtyre tatimpaguesve nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për t’u përshtatur me këtë tatim pasi lista analitike e shërbimeve hyri në fuqi në datën 23 dhjetor 2023 sipas nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023, pra vetëm disa ditë përpara fillimit të efekteve të ligjit.
Nga ana tjetër, Gjykata i ka rrezuar kërkesat në lidhje me vetë masën e tatimit 15% dhe 23% të parashikuar në nenin 24 (2) të ligjit për shkak se (siç nënvizohet edhe nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut), përcaktimi i kategorive dhe masës së tatimit mbeten brenda hapësirës së gjerë të vlerësimit dhe përgjegjësisë kushtetuese të ekzekutivit dhe legjislativit.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Me pak fjale nje vendim i marre ne menyre te shkujdesur, si pasoje e situates se renduar nga skandali i onkologjikut…dmth duket e drejte deri ne 14 mil o takse, mbi 14 mil 23%
.
Me pak fjale, nese fiton 13.999.999 leke ne vit me zero shpenzime, paguan zero. Nese fiton 14.000.000 leke ne vit, paguan 2.100.000 leke. Bravo per shtet, per eksperte, dhe per gjykates kushtetues qe kemi.
mbi 14 e ke: 0-14 15% dhe mbi 14 23% (nuk eshte shfuqizuar 24-2)
Shfuqizim pjesor do te thote qe nuk eshte rrezuar i gjithe ligji, por objekti i padise, qe ishin nenet perkatese. Neni 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe 3 e ligjit, dhe neni 4 i VKM 753/2023 u shfuqizua, pra, thene ndryshe, profesionistet e lire nuk do te tatohen nga 0, por duke filluar nga 14 mln leke si te gjithe bizneset e tjera. …