Wednesday / September 11 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Gjirokastra bëhet “e përzgjedhura e turistëve” për 2024-ën në Tripadvisor

Share Share Icon

Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacioneve që shohin dyndje çdo verë por Gjirokastrës i mjaftojnë shtëpitë e gurta, Kalaja dhe Pazari që të marrë gjithë vëmendjen e kërkuar përgjatë gjithë  vitit.

Ashtu siç ndodhi në vitin 2023 edhe këtë vit ky qytet ka marrë vlerësimin si “traveler’s choise” apo “e zgjedhura e udhëtarëve” që sipas Tripadvisor u është një çmim që u jepet strukturave akomoduese, pikave turistike dhe restoranteve që në mënyrë të vazhdueshme fitojnë vlerësime shumë të mira nga vizitorët dhe renditen brenda 10 për qindëshit me vlerësim më të lartë  të pronave në Tripadvisor.

Kalaja e Gjirokastrës është një nga pikat që është vlerësuar pozitivisht nga vizitorët.

“Nëse doni të mësoni historinë e Gjirokastrës shkoni tek Kalaja” shprehet një vizitor që e vlerëson me 5 yje këtë eksperiencë. Sipas tij kalaja është atraksioni më i madh në qytet dhe aty do të mësoni të që doni të dini mbi historinë e kalasë.

“Hyrja në këtë kala është 400 lekë dhe ja vlen” shprehet pushuesi nga Maqedonia e Veriut sipas një vlerësimi të bërë në korrik.

Një vlerësim i gushtit po me 5 yje nënvizon se kalaja është magjepsëse dhe po kështu edhe guida. Ndërsa një tjetër vlerëson këtë eksperiencë si interesante. Në total kalaja e Gjirokastrës ka 943 vlerësime me një mesatare 4.5 nga 5.

Pazari i qytetit ka nga ana tjetër 272 vlerësime me një mesatare 4 nga 5. “Pavarësisht ditës së nxehtës të ecje në qytetet me kalldrëm të qytetit ishte këndshëm” shprehet një turist që e ka vizituar gjatë korrikut 2024.

Të renditura njëra pas tjetrës gjërat më të mira që mund të bësh në qytetin e gurtë janë  së pari vizita në kala, së dyti shtëpia Skenduli e veçantë për arkitekturën lokale në shekullin e 19. Më pas vjen shtëpia e Zekateve, vizita në Pazar apo një udhëtim mbi kalë në malësitë e zonës. /N.maho

 width=

 width=

 width=

 width=

 width=

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

INSTAT: Sipërfaqja e pyjeve ka rënë me 18% më 2023, rishikohen zonat e mbrojtura

Sipërfaqja pyjore vendit ka pësuar rënie të ndjeshme në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare që publikoi sot INSTAT. Në vitin 2023 fondi pyjor dhe k...

3 hours më parë 3 Min Lexim

Strehimi, buxheti vijoi të paguajë interesat e kredive për 5644 familje

Shteti ka vijuar të paguajë interesat për kredi të buta të dhëna për blerje banese për 5644 familje në një vlerë prej 45.9 milionë lekë. Raporti me...

4 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!