Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

FMN rekomandon që Banka e Shqipërisë të tërhiqet nga ndërhyrjet në kursin e këmbimit

Kursi i Kembimit
Share Share Icon

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor.

Sipas deklaratës së fundit të misionit të FMN-së në Shqipëri, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.

Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të Lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest.

Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të rralla të goditjeve jo-themelore. Përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë këtij viti, por ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë ngadalësuar zhvlerësimin e monedhës europiane. Në muajin tetor, kursi preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.6 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së kursit Euro-Lek janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Aktualisht, rënia vjetore e kursit ka zbritur në 1.6%.

Sipas informacionit të dhënë nga Guvernatori Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kanë arritur në rreth 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë të gjithë vitit 2024 ishin blerë 933 milionë euro. Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.

Këto blerje janë argumentuar kryesisht në funksion të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në kushtet kur inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivit prej 3%

Megjithatë, FMN duket se nuk e miraton një praktikë të tillë dhe kërkon që Banka e Shqipërisë të ndjekë objektivat e politikës monetare nëpërmjet instrumentit bazë, normave të interesit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit rezerva valutore arriti vlerën rekord prej 7.27 miliardë eurosh. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.

Por, nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bursa e Energjisë parashikon 1.35 mln euro të ardhura nga transaksionet ne 2026

Bursa Shqiptare e Energjisë parashikon që vitin e ardhshëm të arkëtojë 135 milionë lekë nga tarifat që vjel në bazë të volumit të transaksioneve të...

2 hours më parë 2 Min Lexim

Kredia në Euro po rritet për të dytin vit radhazi

Kredia në Euro është në rritje për të dytin vit radhazi, e mbështetur nga normat e ulëta të interesit dhe kërkesa e lartë për hua në segmentin e bi...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!