Fondi Monetar Ndërkombëtare ka prezantuar sot në Stamboll “Raportin Ekonomik Rajonal” për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE. “CESEE” i referohet shteteve në vijim: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia., Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.
Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro, por rajoni po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh.
CESEE1 përjashtuar ekonomitë më të mëdha—Rusia dhe Turqia—parashikohet të rritet me 2.3% në 2014, duke shënuar një përshpejtim domethënës në raport me rimin prej 1.2% të vitit të kaluar.
Gjithsesi, thekson raporti, kushtet janë bërë më të luhatshme që nga mesi i vitit 2013. Përveç reduktimit të vazhdueshëm të fondeve më bankat e huaja, portofoli i flukseve drejt CESEE, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë, u kthye në negativ në tremujorin tretë 2013, për herë të parë që nga 2009. Ndërsa ky fluks u rimëkëmb sërish në tremujorin e katërt 2013, presionet mund të rishfaqen, në rast se rreziku që vjen nga përshkallëzimi potencial i tensioneve gjeografike në rajon, do të nxisë më tej luhatshmërinë financiare. Në këtë drejtim mund të ndikojnë dhe rruga drejt normalizimit të politikës monetare në ekonomitë e avancuara dhe mundësia që eurozona të përballet me një rritje të dobët.
Shqipëria, ulet parashikimi për rritjen e borxhit publik
Për Shqipërinë, raporti ka ruajtur të pandryshueshëm parashikimin për rritjen ekonomike në 2014 në nivelin e 2.1%, ndërsa për 2015-n pritet një përshpejtim për të arritur në 3.3%.
Rritja reale e konsumit privat pritet të kthehet në pozitive në 2014, në 0.5%, nga -2% në 2013-n.
Edhe rritja reale e kërkesës së brendshme parashikohet pozitive në 2.9% në 2014-n, nga -0.9% në 2013-n, për t’u zgjeruar ndjeshëm në 5% në 2015-n.
Borxhi i jashtëm shqiptar pritet të vijë në rritje, në 41.4% dhe 43.2% përkatësisht në 2014 dhe 2015, nga 397% në 2013-n.
Ndryshe nga raporti i mëparshëm rajonal, publikuar në tetor të vitit të kaluar, FMN ka ulur dukshëm pritshmëritë për rritjen e borxhit të përgjithshëm publik në 71.2% të PBB-së në 2015, nga 71.7% në 2014-n, duke u renditur në 2015-n të dytët në rajon, pas Serbisë, që pritet ta ketë këtë tregues në 73.4%.
Në raportin e tetorit, FMN priste që në afatin e gjatë niveli i borxhit publik të kalonte 80% të PBB-së.
Treguesit kryesorë të ekonomisë shqiptare, sipas raportit të FMN-së | ||||
2012 |
2013 |
2014 |
2015 |
|
Rritja reale e PBB-së (%) |
1.3 |
0.7 |
2.1 |
3.3 |
Rritja reale e kërkesës së brendshme (%) |
-3 |
-0.6 |
2.9 |
5 |
Rritja reale e eksporteve (%) |
-3.4 |
3.6 |
7.1 |
7.1 |
Rritja reale e konsumit privat (%) |
-3 |
-2 |
0.5 |
4.1 |
Bilanci llogarisë korente (% ndaj PBB) |
-9.3 |
-9.1 |
-10.3 |
-12.4 |
Totali i borxhit të jashtëm ndaj PBB-së |
37.9 |
39.7 |
41.4 |
43.2 |
Borxhi publik ndaj PBB |
62.4 |
70.5 |
71.7 |
71.2 |
Balanca e përgjithshme e qeverisë (% PBB) |
-3.3 |
-6.2 |
-6.7 |
-6 |
Burimi: FMN
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.