Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Investime Lajmet Kryesore Nga Vendi

Financimi i huaj në investimet kapitale, në raport me PBB-në në rënie

Share Share Icon

Nga viti 2008 deri në 2024, pesha e financimit të huaj në investimet kapitale publike në Shqipëri ka ndjekur një tendencë rënëse.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2008, financimi i huaj për investime kapitale përbënte 2.3% të PBB-së, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër zbriti në vetëm 0.6%.

Kjo përfaqëson një ulje prej më shumë se 1.5 pikë përqindjeje në raport me PBB-në gjatë dy dekadave, një rënie që pasqyron shfrytëzim më të ulët të kredive dhe granteve të huaja për financimin e infrastrukturës dhe projekteve të mëdha.

Në vitin 2008, financimi i huaj mbulonte 54.8% të shpenzimeve kapitale. Nga viti 2016 deri në 2022, kjo peshë ra në nivele midis 27% dhe 36%.

Në vitin 2024, financimi i huaj zë rreth 14% të totalit të shpenzimeve kapitale, ndërsa në vitin 2025 parashikohet në 15.2% (0.7 nga 4.6%).

Ky reduktim relativ tregon për një rritje të varësisë nga financimi i brendshëm, përfshirë buxhetin e shtetit dhe të ardhurat tatimore.

Shkak për këtë rënie është zbatimi më i ngadaltë i projekteve të huaja, sidomos atyre me komponent të lartë teknik e procedurial (p.sh., energjia, transporti). Nga ana tjetër zhvillimi i tregut të brendshëm financiar, që ka lejuar huamarrje më të lirë nga burimet vendore.

Rënia e financimit të huaj mund të sjellë disa sfida sidomos në ngushtimin e hapësirës për projekte madhore, që kërkojnë angazhim financiar afatgjatë. Ai mund të nxisë zhvillim të pabarabartë rajonal, nëse fondet e huaja që zakonisht synojnë zonat më të varfra mungojnë.

Pesha e financimit të huaj në shpenzimet kapitale ka rënë ndjeshëm si në vlerë absolute ashtu edhe relative ndaj PBB-së. Kjo tendencë flet për rritje të vetë-financimit nga qeveria shqiptare, Në një moment kur kërkesat për investime në infrastrukturë, energji dhe mjedis janë të larta, shqyrtimi i rolit të financimit të huaj mbetet kritik për agjendën e zhvillimit të

Sakaq, borxhi i nënshkruar, jo i tërhequr i qeverisë shqiptare kaloi të 2 miliardë euro në tremujorin e parë të vitit 2025 duke shënuar një rritje të fortë me rreth 43% në krahasim me fundin e vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se kredia e nënshkruar, por ende e padisbursuar, u dyfishua në tre vite. Kjo do të thotë se qeveria ka siguruar likuiditet të bollshëm për reformat, por do të ushtrojë presion në rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit publik.

Në rritjen e detyrimeve të nënshkruara, jo të tërhequra ka ndikuar firmosja nga parlamenti i kredisë 627 milion euro me Bashkimin e Europian për reformat e zgjerimit. Në vitin 2024 u shlyen rreth 653 milion euro, ndërsa u tërhoqën 268 milion euro. Kjo ecuri dha ndikim pozitiv në stokun e borxhit, por në tremujorin e parë vitit, ky raport u përmbys./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

10 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!