Financat kanë si objektiv kryesor në afatin e mesëm që të ulin deficitin strukturor, i cili do të siguronte qëndrueshmërinë e borxhit public në afatin e mesëm dhe të gjatë nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të minimizonte efektet negative tek rritja ekonomike.
Sipas programit ekonomik dhe fiscal 2014, objektivi kryesor operacional sasior i politikës fiskale është që deficiti fiscal të jetë përkatësisht sipas niveleve të mëposhtme për secilin vit:
– 6.7% e PBB-së në 2014
– 4.8% e PBB-së në in 2015
– 3.4% e PBB-së në 2016
Ministria e Financave thekson se ky objektiv do të korrektohet në varësi të ciklit ekonomik, duke nënkuptuar që objektivi për deficitin fiscal do të zgjatet në rast se ekonomia performon poshtë parashikimit actual dhe anasjelltas.
Financat theksojnë se Brenda këtij niveli deficiti për tre vitet e ardhshme do të përfshihet pagesa e plotë e detyrimeve të akumuluara që qeveria ka ndaj sektorit privat, i cili është një prioritet dhe një nga alementët kryesorë të politikës fiskale për periudhën afatmesme.
Investimet publike pritet që të mbahen në nivelin e 5 përqind të PBB-së, që financat theksojnë se është optimal për të mbështetur një rritje të qëndrueshme dhe stabël.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.