Expocity hap edicionin e 6-të të panairit ndërkombëtar të turizmit
Expocity ka hapur sot edicionin e 6-të të “Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, Tiranë” (ITFT) duke sjellë një frymë të re për sektorin e turizmit në Shqipëri.
Ky vit vjen me një destinacion të ri për panairin, pasi për herë të parë po mbahet në sheshin Italia. Nga data 5-6 prill, dy ditë do të jenë të dedikuara plot aktiviteteve, takimeve të rëndësishme B2B dhe B2C, duke krijuar një platformë për prezantimin dhe promovimin e produkteve turistike, si dhe për lidhjen e marrëveshjeve të reja afatgjata.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.