Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Europa

Eurozona shënon rritje të papritur të inflacionit në nëntor, duke shtuar presionet mbi BQE-në

Share Share Icon

Inflacioni në Eurozonë u rrit në mënyrë të papritur në 2.2% në muajin nëntor, duke sfiduar pritshmëritë e tregjeve dhe duke vënë në pikëpyetje planet për uljen e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane (BQE) gjatë vitit të ardhshëm.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat treguan se ritmi vjetor i rritjes së çmimeve u përshpejtua nga niveli 2.1% i tetorit, ndërkohë që analistët kishin parashikuar një rënie të mëtejshme.

Rritja e inflacionit pasqyron kryesisht përshpejtimin e çmimeve të shërbimeve dhe një stabilizim më të lartë se pritshmëritë të kostove energjetike.

Edhe inflacioni bazë, që përjashton ushqimin dhe energjinë, qëndroi i lartë, duke sinjalizuar se presionet e brendshme të çmimeve mbeten ende të forta në disa sektorë të bllokut monetar.

Financiarisht, tregjet reaguan me kujdes: yield-et e bonove shtetërore të Eurozonës u rritën lehtë, ndërkohë që euro shfaqi një forcim të moderuar kundrejt dollarit, pasi investitorët rishikuan parashikimet e tyre për uljet e normave të interesit nga BQE.

Ekonomistët e Financial Times theksojnë se kjo rritje e inflacionit mund ta shtyjë BQE-në të tregojë më shumë kujdes në sinjalizimet e saj për politikën monetare, veçanërisht në një moment kur ngadalësimi ekonomik në Gjermani dhe Itali po rëndon perspektivën e rritjes së bllokut.

Ndërkohë, disa analistë të Reuters vënë në dukje se rikthimi i inflacionit mbi parashikime mund të jetë i përkohshëm, por megjithatë rrit rrezikun e një periudhe më të gjatë stabilizimi para se inflacioni të bjerë sërish në objektivin 2%.

BQE do ta marrë vendimin e saj të radhës për normat e interesit në mesin e dhjetorit, dhe këto të dhëna pritet të peshojnë ndjeshëm në diskutimet e Këshillit Drejtues.

Për momentin, tregjet mbeten të ndara mes atyre që parashikojnë uljet e para të normave në pranverë dhe atyre që besojnë se bankës qendrore do t’i duhet të presë më gjatë për të konfirmuar qetësimin e presioneve të çmimeve.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Policia belge bastis shërbimin diplomatik të BE-së për dyshime mashtrimi

Policia belge ka bastisur Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bruges, si pjesë e një hetimi për dy...

Dec 2, 2025 2 Min Lexim

Audituesit e BE: Vetëm nëntë vende po performojnë mirë në riciklimin e mbetjeve bashkiake

Gjykata Europiane e Audituesve thotë se industria e brishtë e riciklimit, menaxhimi i dobët i financimeve dhe fondet e pamjaftueshme janë të gjitha...

Nov 28, 2025 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!