Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë ‘magneti’ kryesor i pasurisë në botë për të tretin vit radhazi.
Ky përfundim vjen pas studimit të ri nga Henley Private Wealth Migration Report.
Vendi i vogël pritet të shohë një fluks neto të paprecedentë, prej 6700 milionerësh nga e gjithë bota, deri në fund të vitit 2024, sipas raportit të publikuar më 18 qershor.
Vendi i dytë pas Emirateve të Bashkuara Arabe janë Shtetet e Bashkuara, me një fluks të pritshëm prej 3,800 milionerësh deri në fund të vitit – vetëm rreth gjysma e fluksit neto të milionerëve emigrantë, që parashikon vendi i Lindjes së Mesme.
Sipas raportit, një shifër rekord prej 128,000 milionerësh, ose individë me vlerë të lartë neto, me pasuri likuide të investueshme prej 1 milion dollarësh ose më shumë, pritet të zhvendosen në vitin 2024.
Ky numër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 120,000 milionerësh, që u vendos vitin e kaluar, sipas Henley, duke shtuar se viti 2024 po “formohet si një moment vendimtar në emigrimin global të pasurisë”.
Të dhënat për raportin janë dhënë nga firma globale e inteligjencës së pasurisë, Neë Ëorld Ëealth dhe përmban njohuri mbi hyrjet dhe daljet e milionerëve dhe modelet e tyre të emigrimit globalisht.
Më poshtë renditen 10 vendet kryesore, që do të kenë flukset më të larta neto të milionerëve në vitin 2024, sipas Henley dhe Partners.
1. Emiratet e Bashkuara Arabe: +6700
2. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: +3,800
3. Singapor: +3,500
4. Kanada: +3,200
5. Australi: +2,500
6. Itali: +2200
7. Zvicër: +1500
8. Greqi: +1200
9. Portugali: +800
10. Japoni: +400
Emiratet e Bashkuara Arabe po forcojnë gjithnjë e më shumë, pozicionin e tyre, si strehë e sigurt për individët me vlerë të lartë neto globalisht, kryesisht për shkak të politikave të favorshme tatimore të vendit, vendndodhjes strategjike, infrastrukturës së klasit botëror dhe më shumë, sipas raportit.
Vendi i Lindjes së Mesme ofron gjithashtu, “vizë të artë” që synon tërheqjen e talenteve për të banuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Henley & Partners, viza synon “të sigurojë qëndrim afatgjatë për investitorët e huaj, sipërmarrësit dhe individët e talentuar duke përfshirë specialistë, studentë dhe studiues, që bëjnë një investim të rëndësishëm në vend”.
Këto flukse emigracioni në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë rritur kryesisht nga lëvizja jashtë rajonit më të madh të Lindjes së Mesme, India, Rusia, Afrika dhe së fundmi, fluksi i pritshëm i individëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Europa, sipas studimit.
Singapori renditet i treti, me një fluks neto të parashikuar prej 3,500 milionerësh në vitin 2024. Kombi-ishull kryeson gjithashtu si destinacioni kryesor për individët me vlerë të lartë neto, që kërkojnë të zhvendosen në Azi.
Japonia gjithashtu hyri në top 10, e nxitur pjesërisht nga tendenca e një fluksi të kinezëve të pasur, pas Covid, sipas raportit.
Më poshtë renditen 10 vendet ose territoret e parashikuara për daljet më të larta të milionerëve në 2024:
1. Kinë: -15,200
2. Mbretëri e Bashkuar: -9,500
3. Indi: -4,300
4. Koreja e Jugut: -1200
5. Federata Ruse: -1000
6. Brazil: -800
7. Afrika e Jugut: -600
8. Tajvan: -400
9. Nigeri: -300
10. Vietnam: -300
Sipas raportit, Kina pret të shohë eksodin më të madh të milionerëve me 15,200 individë, të parashikuar, që pritet të largohen nga vendi deri në fund të vitit. Mbretëria e Bashkuar vjen në vendin e dytë, e parashikuar të shohë një humbje neto prej 9,500 milionerësh deri në fund të vitit 2024, e ndjekur nga India, e cila pritet të humbasë 4,300 milionerë këtë vit.
Britania e Madhe, më parë një nga destinacionet kryesore për të pasurit në nivel global, kohët e fundit ka parë një dalje të madhe milionerësh.
“Dalja e krijuar tashmë nga trazirat ekonomike dhe politike në Britani, rrezikon të përshpejtohet nga vendime të tjera të padëshiruara të politikave përpara zgjedhjeve,” tha Dr. Hannah White, drejtore dhe CEO e think tank-it të pavarur Instituti për Qeverinë.CEO e institutit të pavarur të mendimit Institute for Government.
“Si Kina dhe India po shohin dalje të larta neto, për shkak të suksesit të ekonomive të tyre [të konsiderueshme] në gjenerimin e milionerëve të rinj, megjithëse ngadalësimi i rritjes së pasurisë në Kinë në vitet e fundit, mund të nënkuptojë që humbjet e qëndrueshme, bëhen më të dëmshme me kalimin e kohës,” tha White.
“Milionerët indianë shpesh largohen nga nën-kontinenti, në kërkim të një stili jetese më të mirë, mjedise më të sigurta dhe më të pastra dhe akses në më shumë shërbime shëndetësore dhe arsimore,” shtoi ajo. / CNBC