Industria e bimëve medicinave, si një nga pikat e forta të eksportit shqiptar kërkon rritjen e bashkëpunimit me institucionet shtetërore për të konsoliduar rritjen e sektorit. Për këtë është hartuar një memorandum që synon rritjen e bashkëpunimit; rritjen e konkurrencës në tregjet botërore, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Bimët aromatike dhe mjekësore në Shqipëri përbëjnë një veprimtari të rëndësishme ekonomike, punësimi dhe eksporti. Së bashku me nënproduktet e tyre, si esenca dhe erëza të ndryshme ato sigurojnë rreth 25 milionë euro të ardhura në vit, duke zënë rreth 40% të eksporteve bujqësore. Shqipëria mbulon rreth 60% të tregut amerikan me sherbelë. Vitet e fundit kjo industri ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm falë iniciativës dhe investimeve të vetë biznesit privat.
Ndër kërkesat kryesore që kanë artikuluar eksportuesit e bimëve mjekësore është heqjen e TVSH-së prej 20% me argumentin se kjo pagesë rëndon këtë industri.
Ndërsa përfshirja më e gjerë në skemat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë konsiderohet faktor kyç në zhvillimin e tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.