Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Ekonomia rritet, por bizneset dhe ndërtuesit mbeten pesimistë, bie besimi në nëntor

Business communication and growth, rising concept. Wide angle visual for banners or advertisements.
Share Share Icon

Shifra e rritjes ekonomike me rreth 3.5-4%, që sipas FMN-së janë ndër më të larta në Europë, nuk duket se gjenerojnë optimizëm te bizneset, ndërsa konsumatorët mbeten pak më pozitivë.

Dy sektorët, që kanë udhëhequr rritjen vitet e fundit kanë shënuar dhe rënien më të lartë të besimit në ekonomi, përkatësisht ndërtimi dhe shërbimet, me këto të fundit që lidhen direkt me ecurinë e turizmit. Edhe tregtia nuk paraqet një panoramë positive.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 106.2 në muajin nëntor, me rënie prej 2.6 pikësh, por duke mbetur rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rënia e TNE-së u ndikua nga ulja e besimit të bizneseve, ndërkohë që besimi konsumator u përmirësua.

Rënia e besimit nga bizneset u ndikua kryesisht nga ndërtimi, një sektor që ka nxitur rritjen vitet e fundit, por tashmë duket se ndërtuesit po bëhen optimist për shka të tendencës së porosive aktuale.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar, duke qëndruar rreth 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia në komponentin e vlerësimit të bizneseve për kontratat porositëse nga eksportet dha kontribut negativ në TBI. Nga ana tjetër, vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual regjistroi rritje të lehtë. Gjithashtu me rritje janë dhe pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 3.1 pikë përqindje në muajin nëntor. Aktualisht, niveli i tij është 14.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien mujore ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet vazhduan të bien këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u ul me 5.7 pikë përqindje këtë muaj. Pavarësisht kësaj rënieje, niveli i TBSH-së qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e besimit u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre.

Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen vazhduan të bien. Treguesi i besimit në tregti (TBT) ra me 2.3 pikë përqindje në muajin nëntor, megjithatë niveli i tij mbetet rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rënia u ndikua kryesisht nga vlerësimet në ulje për nivelin e punësimit në të ardhmen. Komponenti tjetër i TBT-së, vlerësimi për ecurinë aktuale të shitjeve, nuk ndryshoi krahasuar me muajin e mëparshëm. Pritjet për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Konsumatorët optimistë
Treguesi i besimit konsumator (TBK) u rrit me 0.8 pikë përqindje në muajin nëntor. Niveli i tij qëndron 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua kryesisht nga pritjet më optimiste për gjendjen personale financiare, si dhe situatën ekonomike në të ardhmen. Nga ana tjetër, komponentët e blerjeve të mëdha, aktuale dhe të pritura, nuk pësuan ndryshime në krahasim me muajin e kaluar.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

10 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!