Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Edukim Menaxhim

Ekonomia e empatisë: pse kontakti njerëzor është e ardhmja e biznesit

Share Share Icon

Në një epokë të dominuar nga inteligjenca artificiale dhe automatizimi, kompanitë po përballen me një vendim kritik: si të integrojnë lidhjen e vërtetë njerëzore në operacionet e tyre.

Revolucioni dixhital solli efikasitet të jashtëzakonshëm, por nxori gjithashtu në pah një “hendek empatie”, duke treguar se aftësitë njerëzore nuk janë aspak “soft”, por avantazhi i ardhshëm konkurrues dhe një motor i matshëm i suksesit.

Një studim i ri global i Zurich Insurance Group, në bashkëpunim me profesorin e Stanford Jamil Zaki dhe YouGov në 11 vende, zbulon një kontrast të fortë: konsumatorët kërkojnë kujdes të sinqertë, por shpesh ndihen të zhgënjyer nga bizneset. Mungesa e empatisë po kthehet në kërcënim real për besnikërinë e klientëve dhe për performancën financiare.

Sipas studimit, 60% e konsumatorëve angazhohen vetëm me kompani që tregojnë kujdes të vërtetë, ndërsa 72% ndjejnë se kompanitë bëhen më pak empatike sapo transaksioni përfundon.

Kjo shkëputje gërryen besimin dhe dëmton marrëdhëniet afatgjata. Pasoja ekonomike është e qartë: 73% shmangin bizneset që nuk tregojnë empati dhe 43% zgjedhin produkte ose furnitorë të tjerë.

Pavarësisht shpejtësisë dhe efikasitetit, 71% e konsumatorëve besojnë se IA nuk mund të krijojë lidhje të vërteta njerëzore, ndërsa 92% preferojnë ndërveprimin direkt me një njeri, edhe kur teknologjia ofron disponueshmëri 24/7.

Profesori Zaki paralajmëron për fenomenin “LLMpathy”, teksa modelet gjuhësore simulojnë empati pa e ndjerë atë, gjë që mund të dëmtojë edhe më tej besimin.

E ardhmja e përvojës së klientit kërkon ekuilibrin midis efikasitetit teknologjik dhe marrëdhënieve të sinqerta njerëzore, duke përdorur IA për shpejtësi dhe duke rezervuar kontaktin njerëzor për momentet më të ndjeshme.

Lajmi i mirë është se empatia është një aftësi që mund të mësohet. Kjo është bërë bazë e strategjisë së klientit në Zurich. Që prej vitit 2023, kompania ka zbatuar një program global trajnimi për empatinë, i cili ka përfshirë mbi një të katërtën e fuqisë punëtore dhe ka gjeneruar rreth 46,000 orë trajnime të personalizuara.

Rezultatet janë të dukshme: nga janari 2024 deri në qershor 2025, TNPS u rrit me shtatë pikë, duke reflektuar përmirësim ndjeshëm në mbështetjen e klientëve.

Investimi në empati forcon rritjen e qëndrueshme dhe besnikërinë, duke treguar një kthim të qartë financiar. Ai përfaqëson një angazhim afatgjatë dhe një ndryshim kulturor që duhet të nisë nga bordi drejtues e të përshkojë gjithë organizatën.

Empatia duhet të jetë pjesë e strategjisë, të matet si KPI, të integrohet në dizajnin e produkteve, në shërbimin ndaj klientit dhe në kulturën e brendshme. IA duhet të shërbejë si mbështetje, jo si zëvendësim i marrëdhënieve njerëzore.

Në të ardhmen, përsosmëria operative nuk do të mjaftojë. Lidhja e vërtetë njerëzore do të jetë po aq thelbësore për rritje të qëndrueshme dhe fitueshmëri afatgjatë.

Kompanitë që e trajtojnë empatinë si aftësi strategjike, e përfshijnë në ADN-në organizative dhe krijojnë një kulturë kujdesi të sinqertë do të ndërtojnë besim, do të kenë klientë më besnikë dhe do të udhëheqin në një treg gjithnjë e më njerëzor.

ROI i empatisë është i qartë, dhe është një avantazh që askush nuk mund ta injorojë. / WEF

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Aftësitë drejtuese që mëson duke rritur fëmijët

Gjashtë mësime që vlejnë si në familje, ashtu edhe në punë Ka një kontrast të fortë mes një bisede me një drejtues të lartë që po menaxhonte një ri...

4 days më parë 2 Min Lexim

Bashkëpunimi nuk është zhdukur, thjesht është i vështirë për t’u arritur

Kriza klimatike po vë në provë jo vetëm teknologjitë dhe politikat tona, por mbi të gjitha aftësinë për të bashkëpunuar. Në një botë ku sfidat glob...

Dec 1, 2025 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!