Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Drafti i ri/ Ashpërsohen sanksionet për mbrojtjen e të dhënave personale; Unifikohet masa e gjobës me vendet e BE

Share Share Icon

Ndryshon ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i miratuar në vitin 2008. Ministria e Drejtësisë ka nisur sot konsultimet me grupet e interesit për draftin e ri me qëllim reflektimin e sugjerimeve.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndryshimet e draftit i cilësoi si mjaft të rëndësishme, pasi adresojnë çdo lloj abuzimi.

“Ky projektligj ka një rendësi të madhe në rritjen e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve si dhe në rritjen e efektivitetit për adresimin e çdo lloj abuzimi”, ka theksuar Ministri i Drejtësisë, i cili ka informuar se për krijimin e këtij dokumenti është bashkëpunuar mes ekspertëve të jashtëm dhe Zyrës së Komisonerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtës së Informimit në një projekt binjakëzimi financuar nga Bashkimi Europian.

Ndryshimet e propozuara vijnë pas publikimit në të gjitha mediat online të dhënave të qytetarëve me listën e patronazhistëve dhe listën e pagave për 637,000 të punësuar.

Ministria e Drejtësisë sqaron se ndryshimi i parë lidhet me përmirësimin e përkufizimit të termave të përdorur në projektligj, si dhe në prezantimin e termave të reja. Konkretisht, në një nga termat më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është pëlqimi.

Përkufizimi i këtij termi ka ndryshuar në mënyrë tillë që si pëlqim të merret çdo element tregues të vullnetit të subjektit të të dhënave, të dhënë lirisht, të informuar dhe të qartë nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me një veprim të qartë pohues, shpreh dakordsinë për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të, për një ose më shumë qëllime specifike.

Ndërkaq, janë prezantuar terma të reja në projektligj si, përpunimi i mëtejshëm, të dhënat e pseudonimizuara, si dhe shtimi i kategorive të të dhënave sensitive.

Projektligji prezanton edhe një sistem të ri sanksionesh administrative për shkeljen e dispozitave të tij duke rritur në mënyrë të konsiderueshme masën e gjobës, e cila unifikohet me masën e gjobës që zbatohet nga vendet e Bashkimit Europian, si një tregues i qartë për rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave personale dhe zbatimi i detyrimeve që burojnë nga kuadri ligjor në këtë fushë.

Në drejtim të të drejtave të subjekteve të të dhënave, projektligji jo vetëm që përmirëson dhe zgjeron të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji në fuqi, por parashikon për herë të parë edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave.

Gjithashtu, parimet dhe kriteret për përpunimin e të dhënave personale edhe pse mbeten të njëjta, përshkruhen në mënyrë më të detajuar dhe të hollësishme.

Në funksion të mbrojtjes efektive të të dhënave personale, krahas detyrimeve të parashikuara nga legjislacioni aktual parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi, detyrimi për tu konsultuar paraprakisht me Komisionerin përpara fillimit të përpunimit të dhënave, në rast se ky përpunim rezulton me rrezik të lartë për subjektin e të dhënave, detyrimi për emërimin e një nëpunësi të mbrojtjes së të dhënave, si dhe prezantimi për herë të parë i kodeve të sjelljes dhe mekanizmave të certifikimit.

Në ndryshim nga ligji aktual, i cili nuk përmban parashikime të posaçme, me këtë projektligj parashikohen për herë të parë rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike, ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Një ndryshim thelbësor që sjell ky projektligji është rishikimi i mandatit dhe kompetencave të Komisionerit në interes të pavarësisë së tij dhe ushtrimit të funksionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit duke parashikuar për herë të parë, kompetenca ndihmëse, hetimore dhe korrigjuese.

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A do hapet eksporti për vezën e kategorisë A?! Gati programi për kontrollin e salmonelozës

Shqipëria prej shumë vitesh vijon të eksportojë në Bashkimin Europian, vezë të kategorisë B. Ndonëse në pularitë vendase prodhohet vezë cilësore e ...

3 hours më parë 4 Min Lexim

Denaj: Ndryshimi në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin...

11 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!