Pas dërgimit të njoftimeve për korrigjimin e tatimit te profesionet të lira më 28 Maj nga Drejtoritë Rajonale të Tatimeve më 28 Maj, ka sqaruar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) se këstet e tatim fitimit janë rishikuar për 9 mijë tatimpaguesve.
Sipas DPT kësti paraprak i detyrimit ulet maksimalisht deri 30%.
7 mijë prej tyre nga totali i subjekteve, që iu është rishikuar kësti i tatimfitimit janë persona fizikë me qarkullim deri 10 milionë lekë në vit.
“Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin e gjerë publik se Administrata Tatimore ka rishikuar këstet e Tatimit mbi të Ardhurat (TTHF dhe TF) për vitin 2024, për disa kategori që ofrojnë shërbime profesionale, duke marrë parasysh njohjen e shpenzimeve në masën 30% për rreth 7,000 tatimpagues, opsion që e njeh vetë ligji i ri!
Theksojmë se kjo përllogaritje nuk e ul këstin paraprak me 30%, por maksimalisht deri në 30%, në varësi të shpenzimeve të deklaruara për vitin 2023”, thuhet në njoftim.
Sipas DPT nga rreth 9,000 tatimpagues në total, te cilëve iu janë rishikuar këstet paraprake, afro 7,000 janë Persona Fizikë me qarkullim deri në 10 mln lekë, që në vetëdeklarimin e vitit 2023 kishin deklaruar shpenzime nën 30%.
Rishikohen këstet e tatimfitimit për 9 mijë subjekte:
-Tatimpaguesit që gjatë vitit 2024 figurojnë me dy përgjegjësi tatimore (TTHF dhe TF)
-Tatimpaguesit me përgjegjësi tatimore tatimfitimi që kishin këste të gjeneruar për periudhën janar-mars 2024
-Tatimpaguesit persona fizikë me qarkullim deri 10 milionë lekë, për të cilët ëhstë përllogaritur paraprakisht njohja e shpenzimeve në masën 30%, sipas nenit 14 të ligjit të ri.
Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30%
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.