Dollari bie, jeni forcohet
Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt jenit, ku ky i fundit u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 107.77 jen për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin e lartë prej 99.165 . DXY.
Monedha e përbashkët, euro, shënoi ndryshime të vogla kundrejt dollarit dhe u këmbye me 1.0945 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2306 paund për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinezshënoi ndryshime të vogla kundrejt dollarit amerikanë mëngjesin e kësaj të hëne dhe u këmbye me 7.1260 yuan për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.6257 dollarë amerikanë, duke rënë kështu në nivelin e tij më të ulët të katër viteve të fundit.
Edhe dollari australian humbi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbye me 0.6756 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.