Informacionet operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se vijon ritmi rritjes krahasuar me vitin e kaluar pasi të ardhurat nga doganat për 5 mujorin 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 janë realizuar rreth 5,6 mld lek më shumë ose +6,6%!
Në vlerë absolute të adhurat doganore për periudhën Janar-Maj 2024 u realizuan në masën 89,8 miliardë lekë ose 100,2 % e planit të parashikuar.
Treguesi më domethënës për kërkesën e brendshme dhe performancën e të ardhurave janë të ardhurat nga mallrat e akcizës që kanë kontributin kryesor në të ardhurat doganore.
Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë një trend të qëndrueshëm dhe në rritje të konsumit të produkteve të akcizës, dhe për periudhën 5 mujore 2024 janë realizuar +20,000 ton karburant, +47 ton cigare, +150 ton kafe dhe +220 ton birre më shumë se 5 mujori vitit të kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.