Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Deeuroizimi, Sejko: Mos bëni konvertime të eurove nxitur nga kursi, strategjia s’ka efekt psikologjik

Share Share Icon

Banka e Shqipërisë ka insistuar se strategjia e saj për stimulimin e përdorimit të monedhës vendase nuk k asnjë efekt psikologjik dhe se agjentët ekonomikë nuk duhet të veprojnë nën panikun e luhatjeve të kursit për të konvertuar eurot në lekë.

“Në radhë të parë do i ftoja eksportuesit të vijnë dhe të bashkëbisedojnë me ne për ti sqaruar mbi efektet që ka jo vetëm strategjia jonë për stimulimin e monedhës vendase por edhe roli dhe forma që po e bëjmë. Letrën e tyre e kemi marrë por dua të nënvizoj se ne e shohim efektin e kursit të këmbimit në aspektin makroekonomik.

Lidhur me efektin psikologjik nga strategjia. Faktikisht kjo strategji është e lidhur me disa norma mbi bazën e rezervës së detyrueshme që aplikohen vetëm në tregun bankar. Nga të dhënat që kemi ne, niveli i depozitave në euro nuk ka ndryshuar përkundrazi është rritur. Nëse ka një shprehje në rënie të këtyre depozitave është nga mbiçmimi i lekut. S’kemi as rënie të depozitave as normave. Strategjia e përdorimit të monedhës vendase kemi vlerësuar të ketë një efekt neutral. Parashikimet janë për një efekt në ulje e pozicioneve të monedhës së huaj 3-5vite. Nëse kemi një efekt psikologjik vjen nga tregu dhe nga zhurma e krijuar. Kemi flukse të larta hyrëse dhe faktorë fondamentalë që ne i kemi shpjeguar.

Nëse kemi një mbiçmim nga faktorët fondamentalë tregon një nivel të ri të ekonomisë. Por nëse kemi një mbiçmim më të lartë se faktorët fondamentalë ne pastaj shohim stabilitetin e çmimeve dhe do reagonim në përputhje me regjimin Po monitorojmë kursin në mënyre ditore duke përcaktuar ecurinë. Jemi në të njëjtat konkluzione. Do u bëja thirrje agjentëve ekonomikë të mos bënin konvertime të nxitur nga oshilacionet e kursit. Çdo ndikim psikologjik ose i faktorëve të ndryshëm është gjithmonë i përkohshëm pra kalimtar” tha Guvernatori Gent Sejko në daljen e tij për vendimmarrjen e Këshillit Mbikqyrës.

Ekonomia në rritje, norma e interesit per lekun nuk ndryshon

Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 1.25 për qind ndërkohe që për depozitat një ditorë në nivelet 0.25 % dhe 2.5 %.

Lidhur me ecurinë e ekonomisë Sejko tha se po mbahet një trend pozitiv. “Kushtet mbeten të përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit.  Ky I fundit shënoi një normë mesatare 1.9 për qind për 3 muaj e 2018 një rritje e lehtë në raport me 3 mujorin paraardhës” tha Sejko duke nënvizuar se grupi I qirave ka kontribuar pozitivisht në inflacion.  Sipas tij ekonomia shqiptare ka mbajtur edhe gjatë 3 mujorit të parë 2018 të njëjtin trend rritës si në tremujorin e fundit të 2017 të paktën sipas informacioneve të siguruara në mënyre indirekte.

“ Politika monetare e BSH mbetet një faktor i renditeshim në këtë zhvillim

Tregjet financiare kanë ofruar norma interesi të përshtatshme dhe likuiditet ndërkohe që kredia për ekonominë u rrit 3.3 për qind gjatë 3 mujorit të parë të vitit ku vetëm portofoli në lekë është me një rritje 7 për.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A do hapet eksporti për vezën e kategorisë A?! Gati programi për kontrollin e salmonelozës

Shqipëria prej shumë vitesh vijon të eksportojë në Bashkimin Europian, vezë të kategorisë B. Ndonëse në pularitë vendase prodhohet vezë cilësore e ...

3 hours më parë 4 Min Lexim

Denaj: Ndryshimi në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin...

11 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!