Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova

Çmimi i vezëve në Kosovë ngjitet në nivel rekord, deri në 6.39 euro për 30 copë

Share Share Icon

Çmimet e vezëve në Kosovë kanë shënuar një rritje të re të ndjeshme. Aktualisht, një komplet prej 30 vezësh kushton nga 5 deri në 6.39 euro, duke tejkaluar dukshëm nivelin rekord të dhjetorit 2022 dhe janarit 2023.

 

Çmimi i vezëve në tregun e Kosovës ka shënuar rritjen më të lartë që nga paslufta, duke kaluar çdo rekord të mëparshëm.

Aktualisht, në disa markete të Prishtinës dhe qyteteve të tjera, një komplet prej 30 vezësh po shitet deri në 6.39 euro, çmim që asnjëherë më parë nuk është regjistruar për këtë produkt bazë ushqimor.

Rekordi i ri pason rritjet e vazhdueshme që nga viti 2022.

Në fund të vitit 2022 dhe në fillim të 2023-s, vezët kishin arritur çmimin më të lartë të njohur deri atëherë — nga 4.29 deri në 4.65 euro për komplet. Por, ngritjet e këtij fundviti e kanë tejkaluar dukshëm atë nivel.

As institucionet përgjegjëse, as prodhuesit nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim zyrtar për këtë rritje të menjëhershme. Shitësit në markete, siç raportojnë mediat, thonë se “çmimet i caktojnë furnitorët”, ndërsa vetë janë të detyruar të ndjekin tregun.

Ekspertë të sektorit të shpezëve e quajnë rritjen të paarsyeshme dhe të palogjikshme, duke theksuar se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të përmbushur kërkesat e tregut të brendshëm. Në shumicën e komunave tashmë operojnë ferma moderne të pulave, dhe nuk është regjistruar asnjë rritje e kostove të ushqimit të shpezëve, si misri apo produktet tjera bazë.

Selatin Kacaniku nga Organizata e Konsumatorit thotë se çmimi aktual i vezëve nuk është real dhe nuk i përshtatet fuqisë blerëse të shumicës së qytetarëve të Kosovës.

“Kjo rritje e çmimit nuk ka asnjë bazë dhe nuk dihet nga ka ardhur’.

Ai shton se në raste të tilla duhet të ndërhyjë shteti për të verifikuar situatën dhe për të kuptuar shkaqet e rritjes së çmimeve.

Rritja e çmimit të vezëve është pjesë e një trendi më të gjerë të shtrenjtimit të produkteve ushqimore bazë.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se produktet ushqimore zënë peshën kryesore në shpenzimet mujore të familjeve kosovare, ndërsa rritjet e vazhdueshme kanë ulur dukshëm fuqinë blerëse të qytetarëve.

Sipas Agjencisë së Statistikave në mars 2025 nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” ka shënuar një rritje prej 7,1 % në krahasim me mars 2024.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BE e shpall Kosovën zyrtarisht vend të sigurt për azil

Bashkimi Evropian ka miratuar vendet e treta të sigurta, në mesin e të cilave përfshihet edhe Kosova. Bashkimi Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 v...

1 day më parë 3 Min Lexim

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me madhësinë totale të ekonomisë....

1 day më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!