Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova

Çmimet e prodhimit janë rritur për 5.5% në Kosovë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90
Share Share Icon

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak u ngrit për 5,5%.

Çmimet e prodhimit në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave janë më të larta për 5.5% në tremujorin e tretë të këtij vitit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që shkoi.

Po ashtu sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij vitit, në tremujorin e tretë, indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 1.3%.

Në njoftimin e ASK-së janë përmendur edhe çmimet të cilat janë rritur krahasuar me tremujorin e tretë të vitit që shkoi.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove 23.01%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.8%, prodhimi i tekstilit 14.2%, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (produkte ose aktivitete prodhuese që nuk hyjnë në ndonjë kategori të veçantë të klasifikimit v.j.) 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%”.

Ngritja thuhet se u neutralizua nga ulja e çmimeve te: “prodhimi tjetër p.k.t. -15.9%, prodhimi i metaleve -10.4%, xeherorët dhe guroret tjera -6.0%, nxjerrja e xehes së metalit -2.5%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.7%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve -1.5%, prodhimi i pijeve -0.8%”.

Gjithashtu janë paraqitur edhe të dhënat krahasuar me tremujorin e dytë.

“Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër p.k.t. 4.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9%, prodhimi i mobilieve 2.7%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%, prodhimi i metaleve 1.3%, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2%, nxjerrja e xehes së metalit 0.1%”.

Ngritja thuhet se u neutralizua nga rënia e çmimeve te: “prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove -2.9%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.7%, prodhimi i tekstilit -1.0%, xeherorët dhe guroret tjera -0.8%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave -0.8%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -0.4%, prodhimi i pijeve -0.1%, prodhimi i produkteve kimike -0.1%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -0.1%”.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BE e shpall Kosovën zyrtarisht vend të sigurt për azil

Bashkimi Evropian ka miratuar vendet e treta të sigurta, në mesin e të cilave përfshihet edhe Kosova. Bashkimi Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 v...

1 day më parë 3 Min Lexim

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me madhësinë totale të ekonomisë....

1 day më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!