Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Sport

Çfarë ndodh me fshatrat olimpikë pas përfundimit të Lojërave?

Share Share Icon

Lojërat Olimpike u kërkojnë qyteteve pritëse të mirëpresin dhjetëra mijë atletë në një fshat olimpik, zakonisht të ndërtuar rishtas.

Shumë prej tyre ripërdoren (ndonjëherëë) në mënyra të ndryshme dhe me sukses

 

 

Fakte kryesore

Pas thuajse 12 miliardë dollarë të shpenzuara për Lojërat Olimpike në Londër, në vitin 2012, East Village u shndërrua në thuajse 3 mijë shtëpi të reja dhe me restorante, dyqane e shkolla. Sot, apartamentet me dy dhoma gjumi në “Athletes Village” e dikurshëm janë në shitje me çmime më të larta se 1 milion dollarë.

Fshati Olimpik në Rio de Janeiro në 2016, prej 700 milionë dollarësh, është më i madhi në historinë e Lojërave Olimpike. Apartamentet ku qëndruan atletët u shndërruan më pas në vende luksoze, të cilat thuhet se mbetën bosh në vitet në vijim.

Fshati Olimpik që mirëpriti atletët gjatë Lojërave të Mynihut në vitin 1972 – ku 11 atletë dhe trajnerë izraelitë u morën peng dhe u vranë nga grupi terrorist “Black September” – sot është vendi i zhvillimit të dytë më të madh për akomodimin e studentëve universitarë të Mynihut, së bashku me apartamente karakteristike.

Edhe vendi ku u akomoduan atletët e Lojërave Olimpike të Atlantës në vitin 1996 është shndërruar në një kampus për studentët pas përfundimit të Lojërave, së pari për Georgia State University, edhe pse më pas u transferua në Georgia Tech në 2007-n.

Vendet ku u akomoduan atletët gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Sochi 2014, disa buzë detit apo rrëzë maleve ku bëhet ski, janë shndërruar, në pjesën më të madhe në resorte, pas përfundimit të kompeticionit. Vlerësohet se këto kanë qenë ndër Lojërat Olimpike më të kushtueshme në histori, rreth 50 miliardë dollarë në total.

Fshati Turistik i Torinos, në Lojërat Dimërore të vitit 2006 duhej të shndërrohej në një zonë rezidenciale, por ai u nuk u përdor deri në vitin 2016, kur më shumë se 1000 emigrantë dhe refugjatë afrikanë u shpërngulën në këtë strukturë, pasi një program për migrimin italian përfundoi papritur, pa ofruar strehim.

 

 width=

 

Lojërat Olimpike Tokio 2020

Vendet ku do të akomodohen atletët në Fshatin Olimpik për Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të rinovohen për t’u përdorur si apartamente rezidenciale pas lojërave – thonë organizatorët – të cilët po hartojnë një plan “për të krijuar një komunitet të ri ku njerëzit mund të ndërveprojnë dhe të jetojnë qetësisht” – siç shkruhet në faqen zyrtare të Lojërave Tokio 2020.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të nisin nesër, pasi u shtynë me një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Duke qenë se shumë atletë kanë rezultuar pozitivë në Fshatin Olimpik, organizatorët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e anulimit të lojërave në momentin e fundit. Qyteti i Tokios po përballet me një rritje të ndjeshme të infektimeve. Ndër të tjera, edhe në Lojërat do të zhvilloheshin rregullisht, do të jenë shumë të ndryshme nga kompeticionet e mëparshme.

/ Forbes

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Sport /

Atletët më të paguar në Lojërat Olimpike 2024

Renditja e përpiluar nga Sportico zbulon se cilët janë atletët më të paguar në Lojërat Olimpike, Paris 2024   Lojërat e para Olimpike të epokë...

Jul 27, 2024 2 Min Lexim
Sport /

Lojërat Olimpike Paris 2024 nisin me një ceremoni unike

Gjithçka është gati në Paris, për Ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike 2024, që do të nisë në orën 19:30 dhe do të zgjasë rreth katër orë. Do t...

Jul 26, 2024 1 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!