Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

BSH: Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri

Share Share Icon

Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian.

Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, kjo lëvizje e çmimeve nuk gjeti pasqyrim në tregun vendas.

Në fakt, çmimet e karburantit në pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë praktikisht të ngrira qysh prej vitit të kaluar. Tregu nuk po reflekton më as lëvizjet afatshkurtra të çmimit të naftës dhe as luhatjet e kursit të këmbimit.

Aktualisht, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është pranë nivelit të 66 USD për fuçi, në rënie me më shumë se 18% krahasuar me një vit më parë.

Çmimi i naftës dhe nënprodukteve në tregjet ndërkombëtare kuotohet zakonisht në Dollarë Amerikanë. Aktualisht, monedha amerikane tregtohet pranë nivelit të 83 lekëve, në rënie me më shumë se 8% krahasuar me një vit më parë.

Në fillim të luftës në Ukrainë, çmimi i naftës u përball me një goditje të fortë. Në tregun e karburanteve në Shqipëri kjo shkaktoi një situatë të paprecedentë, ku çmimet lëviznin (kryesisht në rritje) me ditë, madje në disa raste me orë.

Në përgjigje të kësaj situate, qeveria krijoi një Bord për kontrollin e çmimeve, që veproi deri në stabilizimin e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Por, edhe pas shfuqizimit të Bordit, në treg nuk duket të ketë më shenja të një funksionimi normal të konkurrencës. Ndryshimet e çmimeve janë shumë të rralla. Edhe në rastet kur çmimet ndryshojnë, kjo ndodh pothuajse në mënyrë të njëkohshme në të gjitha pikat e shitjes me pakicë.

Ky treg ka një shkallë të lartë përqendrimi në rrjedhën e sipërme, të importit dhe tregtimit me shumicë.

Tregu i karburanteve ka qenë disa herë objekt i hetimeve të Autoritetit të Konkurrencës, por ky institucion nuk ka gjykuar se në këtë treg janë provuar shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Hetimi i fundit paraprak në këtë treg u mbyll në fund të vitit 2022. / E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Comments (1)

Hermes says:

Të shpresojmë të mbarojë lufta në Ukrainë që të ndërpritet furnizimi me naftë nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

10 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

10 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!