Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit

Share Share Icon

Sektori minerar në tërësi duket se nuk po përjeton ditët e tij më të mira. Të paktën nëse flasim për shfrytëzimin e lejeve të dhëna subjekteve vit pas viti.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm në datë 29 shtator të këtij viti ka lëshuar të paktën 11 njoftime për nisjen e proceduarve të revokimit për një seri minierash në vend ndërsa në total lejet e revokuara nga fillimi i vitit kanë arritur 26.

Shkak për revokimin në grup të 11 lejeve të fundit duket se ka të bëjë mungesa e aktivitetit minerar për një kohë të konsiderueshme. Pra subjektet që janë mbajtës të këtyre lejeve minerare kanë pushuar aktivitetin në minierë për më shumë se një vit. Kjo në fakt është arsyeja dominuese në rastet e fundit.

Për disa raste të tjera duket se shkak është bërë mospërmbushja e planeve të investimit që kompanitë që kanë përfituar lejet kanë premtuar se do të bënin në këto miniera. Lejet minerare të revokuara së fundmi janë për miniera në Bulqizë, Kukës, Librazhd, Lezhë, Përrenjas.

Më herët gjatë këtij viti Ministria revokoi disa lejë për shkak se kompanitë nuk kishin bërë bërë pagesat e garancisë financiare për rehabilitimin për vitin 2024.

Kjo pagesë sanksionohet me ligj dhe duhet të paguhet çdo vit nga ana e kompanive që zotërojnë një leje minerare mbi një zonë të caktuar. Kjo shumë parash që duhet të sigurohet nga kompania në mënyrë që të përdoret për të kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin.

Gjatë 2024-ës MIE revokoi 19 leje minerare ku përveç arsyeve të lidhura me mos ushtrimin e aktivitetit dhe pagesës së garancisë kishte edhe raste të mospërmbushjes së detyrimit që lidhet me planin e punës apo kur subjektet kanë bërë deklarime të pasakta pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës. Pra deklarimet nuk përputheshin me situatën faktike në terren ku subjekti ushtronte aktivitetin./ N.Maho

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

8 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!