Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Artikull i Sponsorizuar

BILLA dhe arkitektët, një DUO e pandashme

Share Share Icon

Një pikëtakim për profesionistët e vërtetë

Ka bashkëpunime që arrihen nga rastësia, dhe ka bashkëpunime që ndërtohen mbi besim, profesionalizëm dhe vizion i përbashkët. Marrëdhënia e Billa-s me arkitektët bën pjesë në bashkëpunimet e llojit të dytë; është një partneritet që ka formësuar dhe vazhdon të formësojë hapësirat më frymëzuese, funksionale dhe të qëndrueshme në vend.

Për arkitektët, Billa nuk mundëson thjesht produkte ndërtimi apo mobilimi. Ajo është “shtëpia” e dozave krijuese, e një ekspertize shumë vjeçare, sikurse e zgjidhjeve që shkojnë përtej pritshmërive.

“Në Billa, përpos materialeve që i japin jetë ideve të mia, gjej çmime të arsyeshme, cilësi të lartë, por mbi të gjitha takoj njerëz që e kuptojnë saktësisht atë çka kërkon një arkitekt”, – pohon një prej arkitektëve, i specializuar në projekte arkitekturore dhe interior design.

“Është padyshim partneri që më ndihmon të finalizoj koncepte, pa bërë kompromis me detajet dhe të bukurën”, – shprehet një tjetër arkitekt i përqendruar në arkitekturë dhe dizajn të brendshëm.

Pse të krijosh diçka të përkohshme, kur mund të krijosh diçka që zgjat përgjithmonë?

Pyetja e mësipërme merr kuptim për të gjithë ata që kanë zgjedhur profesionin e arkitektit – që ndërtojnë për të lënë gjurmë, jo thjesht për të mbushur hapësira. Në showroom-et e Billa, arkitektët gjejnë produkte të certifikuara dhe marka të mirënjohura ndërkombëtare si: Villa Ceramica, Ideal Standard, Colombini Casa, etj. Pllakat Villa Ceramica ofrojnë jo vetëm rezistencë dhe elegancë, por edhe një shumëllojshmëri të pafund formatesh dhe teksturash, duke i dhënë arkitektëve liri absolute në zgjedhje dhe krijim. Nga ana tjetër, parketet dhe sipërfaqet moderne me teknologjinë SPC u japin projekteve jetëgjatësi dhe funksionalitet, duke i bërë të përshtatshme si për ambiente rezidenciale, ashtu edhe komerciale. Gjithashtu, modelet dhe hidrosanitaret e markave prestigjioze sjellin një prekje europiane të dizajnit dhe komoditetit në çdo projekt, duke iu mundësuar arkitektëve interior të realizojnë projekte me stil dhe funksionalitet maksimal.

Billa + arkitektë = Rezultate të shkëlqyera

Marrëdhënia e Billës me arkitektët forcohet përmes mbështetjes së vazhdueshme në përzgjedhje materialesh dhe produktesh. Përmes komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit mbi risitë dhe zhvillimet në treg, Billa kontribuon në lehtësimin e proceseve të punës dhe në realizimin e projekteve bashkëkohore.

E ardhmja: Linja të personalizuara për çdo arkitekt

Billa pritet të ndërmarrë në një të ardhme të afërt një nismë që pritet të thellojë më tej marrëdhënien e saj me arkitektët: do të krijojë linja pllakash unike dhe të personalizuara. Këto linja, do të mbajnë firmën krijuese të arkitektit…Kështu, çdo njëri prej tyre do të ketë mundësinë të shprehë individualitetin e tij në çdo projekt, duke pasur mbështetjen teknike dhe industriale të një kompanie që beson në fuqinë e bashkëpunimit.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme, funksionale dhe të orientuara drejt ...

Nov 27, 2025 4 Min Lexim

BKT feston 100-vjetorin me mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës Baletit dhe Ansamblin Popullor

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatri...

Nov 21, 2025 7 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!